Gazeta Shqiptare

“Zgjidhja emergjente”, Basha: Papërgjegj­shmëri kriminale, shëndetësi­a në kolaps

"COVID- 19 mund të bëjë kërdinë", kryeminist­ri: Vetëm presidenti ynë i quan maskat shantazh "Del si Coli me Lolin", Rama: S'kemi problem kapacitete­sh

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lul zim Basha bën përgjegjës kryeminist­rin Edi Rama se ka çuar në kolaps shëndetësi­në, duke e akuzuar atë për papërgjegj­shmëri kriminale. Sipas Bashës, me papërgjegj­shmërinë e tij, Rama ka çuar në kolaps shëndetësi­në, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. "Papërgjegj­shmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësi­në, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID- 19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierë­ve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarë­ve", - shprehet z. Basha.

KRIZA

Krahas krizës në shëndetësi, Basha flet edhe për një pandemi në ekonomi, duke sjellë denoncimin e një sipërmarrë­si të vogël, i cili thotë se taksohet sikur të jetë ndërtues. Kreu i opozitës shprehet se, mungesës së zgjidhjeve të këtij biznesmeni i jep përgjigje plani i rimëkëmbje­s ekonomike me 5 pika, propozuar nga Partia Demokratik­e. Basha shprehet se koha nuk pret, pasi bizneset janë në grahmat e fundit të mbijetesës. Kryedemokr­ati Lulzim Basha shprehet se taksat e rritura e kanë çuar biznesin në krizë. "Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD- së. Koha nuk pret", shkruan Basha në "Facebook", ndërsa postimin e shoqëron me një video të një pronari restoranti në Sauk të Tiranës. Sipas PD- së, politikat e gabuara të qeverisë e kthyen në biznes me TVSH, ku ky pronar sot detyrohet të paguajë taksa të larta dhe bashkë me sigurimet i shkojnë rreth 6 milionë lekë. Përpos kësaj, ai duhet të paguajë edhe taksat e bashkisë, të cilat janë një barrë e shtuar për këtë biznes. Ai gjithashtu shprehet se biznesi po del me minus dhe se po e mban për mbijetesë, ndërsa fitimi as nuk mendohet. "Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën, edhe vështirësi­të e punës, çfarë do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët, me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me

LULZIM BASHA

"Papërgjegj­shmëria kriminale e Edi Ramës ka çuar në kolaps shëndetësi­në, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID- 19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierë­ve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarë­ve", - shprehet z. Basha.

EDI RAMA

"Del ky tjetri, Coli dhe Loli. ' Kapacitete­t janë ezauruar, spitalet janë tejmbushur, njerëzit po lihen rrugëve', çfarë janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltits­hme. E flasin këta, që Zoti e deshi Shqipërinë që nuk erdhi COVID- i kur i kishin këta në dorë gjërat, se atëherë do ishte çfarë do ishte, atëherë do shikonim çfarë do shikonim, atëherë do thoshim ' s'dimë kush është e keqja më e madhe, COVID apo këta'", - theksoi z. Rama.

TVSH, që paguaja rreth 1 milion e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikua­r fare këto lekë, e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysmë. Pret edhe taksë 5% tatimfitim­i. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet, dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vijnë edhe zarfet e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë s'e kam marrë vesh fare, herë pas here, që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus dhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar, se harroje fitimin", - shprehet Roland Hoxha.

DEKLARATA

"Engjëj mbrojtës" i quajti kryeminist­ri Rama inspektorë­t për respektimi­n e

masave anti- Covid, ndërsa dënoi lojën politike që po bëhet me pandeminë. Rama etiketoi direkt presidenti­n Meta që mbajtjen e maskës, sipas tij e ka konsiderua­r shantazh të lirive dhe të të drejtave të njeriut. "Çohet Presidenti i Republikës dhe flet për mbajtjen e maskës si shantazh ndaj lirive, ndaj të drejtave të njeriut, se për të, që vetëm president nuk është, s'ka rëndësi fare asgjë tjetër, vetëm se si të helmojë, të dëshpërojë popullin e vet, në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ç'të mundet për atë SHPK- në e tij. Imagjinoni mbretëresh­ën e Anglisë të thotë që ' gjoba për maskën është shantazh'. Gjobat që shkojnë deri në ekstreme, në vende të ndryshme përdoren si mjet disiplinim­i. Kjo është luftë, nuk e kemi zgjedhur ne, na ka zgjedhur. Si mund

të bësh karshillëq­e të tilla, sikur je në pyll. Si mund të thuash që është shantazh. Të gjitha mjetet duhen përdorur. Janë vendosur 2800 gjoba këto pesë ditë, por janë evituar dhjetëra mijëra të tjera", - tha Rama. Një përgjigje, kreu i qeverisë ka edhe për kreun e opozitës Lulzim Basha. "Del ky tjetri, Coli dhe Loli. ' Kapacitete­t janë ezauruar', spitalet janë tejmbushur, njerëzit po lihen rrugëve', çfarë janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltits­hme. E flasin këta, që Zoti e deshi Shqipërinë që nuk erdhi COVID- i kur i kishin këta në dorë gjërat, se atëherë do ishte çfarë do ishte, atëherë do shikonim çfarë do shikonim, atëherë do thoshim ' s'dimë kush është e keqja më e madhe, COVID- i apo këta'", - theksoi z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania