Gazeta Shqiptare

Raporti, Meta: Thellohet papunësia, shqiptarët do të varfërohen më shumë

Parashikim­i i FMN, presidenti: Ekonomia nuk po rritet, rënie e të ardhurave për frymë "Do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta i konsideroi dje shqetë suese parashikim­et ekonomike të muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombët­ar. Në një postim në "Facebook", kreu i shtetit nënvizoi se Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon, e për pasojë, edhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat. Sipas Metës, qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar. Sipas asaj që shkruan Meta, duke cituar raportin, parashikim­et e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombët­ar janë tepër shqetësues­e. Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon, si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat, shkruan më tej kreu i shtetit. Sipas Metës, të dhënat e raportit të FMN tregojnë "qartë që rritja e borxhit publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundraz­i po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend". "Konkretish­t të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikoh­en të arrijnë në 4898 USD/ për frymë, ndërkohë që: në Malin e Zi në 7933 USD/ për frymë, në Serbi në 7497 USD/ për frymë, në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/ për frymë. Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikim­it të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 ( pa llogaritur detyrimet e shumta të qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithsh­ëm Bruto. Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019. Ndërsa borxhi publik për frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019", - deklaroi kreu i shtetit. Për Metën, këto të dhëna tregojnë që rritja e borxhit publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por po thellon pap

TË ARDHURAT

Presidenti Meta shprehet se "Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon, si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat. Sipas Metës, të dhënat e raportit të FMN tregojnë "qartë që rritja e borxhit publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundraz­i po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend".

unësinë dhe varfërinë në vend. Ndërkohë qeveria është tërhequr nga varianti i saj se ekonomia do të bjerë këtë vit me 4.5%. Në variantin final Këshilli i Ministrave parashikon se gjatë këtij viti recesioni do të jetë - 6.1%, reflektim ky i efekteve të pandemisë. Por sërish ky

parashikim është dukshëm më i ulët se ato të institucio­neve financiare ndërkombët­are. Në buxhetin e miratuar për vitin që vjen, rritja do të jetë në nivelet e 5.5% dhe pritshmëri­të janë që të jetë në këto nivele edhe në dy vitet pasardhëse. Shtylla kryesore pritet jenë niveli i

lartë i investimev­e publike, kryesisht në rindërtimi­n e objekteve pas tërmetit. Por vitin e ardhshëm parashikoh­et që borxhi publik të nisë trajektore­n rënëse. nga 80.1 % që pritet të mbyllet 2020- ta vitin tjetër parashikoh­et që të bjerë me 78.6 % e prodhimit të brendshëm bruto.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania