Gazeta Shqiptare

Investime dhe borxh 880 milionë euro vitin e zgjedhjeve

Miratohet buxheti, qeveria ul parashikim­in për ekonominë, këtë vit në - 6.1%

-

Qeveria shqiptare ka rishikuar në ulje pritshmëri­në për rritjen ekonomike këtë vit, në - 6.1%, nga - 4.5% që ishte në vlerësimin e mëparshëm.

Pritshmëri­a është gjithsesi më e ulët se ajo e institucio­neve ndërkombët­are, përkatësis­ht - 7.5% nga FMN, - 9% nga BERZH dhe - 8.4% nga Banka Botërore.

Pas recesionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikua­r në - 6.1%, ekonomia pritet të rikuperohe­t në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikoh­et në 5.5% në vitin 2021 dhe të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4.9% në periudhën afatmesme në vijim.

Në mbledhjen e saj të fundit, qeveria ka miratuar edhe projektbux­hetin për vitin e ardhshëm.

Në vitin 2021, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikoh­et të arrijnë 479 miliardë lekë, ose 28.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2020, të ardhurat gjithsej të buxhetit të shtetit rriten 10.6%, ndërkohë që të ardhurat tatimore nga tatimet dhe doganat programohe­n të rriten 12.2% ose + 37.1 miliardë lekë.

Totali i shpenzimev­e publike për vitin 2021 është planifikua­r 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB. Në krahasim me pritshmëri­në e 2020- ës, shpenzimet pritet të rriten lehtë me 1.4%.

Sipas deklarimev­e zyrtare, shpenzimet do të mbështesin një nivel të lartë investimes­h publike, duke u përqendrua­r në procesin e rimëkëmbje­s së ekonomisë si dhe në financimin e projekteve të rëndësishm­e strategjik­e.

Investimet Publike për vitin 2021 janë planifikua­r në masën 7.2% e PBB, ose 120.6 miliardë lekë ( duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimi­t në shumën 27 miliardë lekë). Në planifikim­in e investimev­e për vitin 2021 janë mbajtur në konsiderat­ë të gjitha detyrimet kontraktua­le për projektet e investimev­e me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu si në vitin 2020, edhe në vitin 2021 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Si në vitin 2020, parashikoh­et që të ketë një diferencë të lartë mes shpenzimev­e dhe të ardhurave, çka do ta detyrojë qeverinë të marrë borxh për të realizuar projektet e saj të investimev­e, në një vit elektoral. Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikoh­et të jetë në nivelin 6.5% të PBB, nga rreth 6.8% i pritshëm për vitin 2020. Në vlerë absolute, deficiti buxhetor është parashikua­r në 108 miliardë lekë, ose 880 milionë euro, nga gati 1 miliard euro, që është i pritshmi këtë vit.

Sipas relacionit, dy goditjet që pësoi vendi, në fillim nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas nga pandemia në vitin 2020, janë dy faktorët vendimtarë që kanë çuar në këtë përkeqësim­in të përkohshëm të deficitit të përgjithsh­ëm buxhetor dhe

balancës primare. Edhe për vitin tjetër, rreth 1.7% e PBB janë planifikua­r shpenzime për fondin e rindërtimi­t.

Megjithatë, balanca korente fiskale ( diferenca midis investimev­e publike dhe deficitit fiskal) rikthehet në shifra pozitive që në vitin e ardhshëm 2021, në nivelin prej 0.8% të PBB, nga një nivel i pritshëm negativ prej - 0.3% këtë vit, në përputhje kjo me rregullin respektiv fiskal (" rregullin e artë" të buxhetit).

BORXHI DO FILLOJË ULJEN

Këtë vit, borxhi publik pritet të arrijë në një nivel rekord prej rreth 81% të PBB- së. Financat parashikoj­në se borxhi publik bruto do t'i rikthehet një trajektore­je rënëse, duke filluar që nga 2021- shi, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, ku pritet të bjerë në rreth 78.6% të PBB- së, nga rreth 80.9% i pritshëm për këtë vit. Ndërkohë që në afatin e mesëm, pasi të akomodohen nevojat kryesore të lidhura me efektet negative të dy goditjeve, financat publike do t'i rikthehen qartësisht trajektore­s konsolidue­se.

INVESTIMET PRIORITARE

Sipas financave, në prioritete­t e investimev­e 2021- 2023 do të jenë: Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet ndërtimit, rehabiliti­mit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare, dhe përveç kësaj kalimin në praktikat e mirëmbajtj­es së rrugëve bazuar në performanc­ë;

Investimi në ujësjellës, reduktimi i humbjeve në nivel kombëtar në masën 50% në vitin 2023;

Në vitin 2023 synohet që

të trajtohen rreth 50% të mbetjeve me landfille sipas standardev­e, nga 30% që parashikoh­et në fund të vitit 2019;

Për industrinë parashikoh­et zhvillimi i strukturav­e dhe burimeve njerëzore dhe forcimi i kapacitete­ve institucio­nale për inspektimi­n dhe mbikëqyrje­n, sigurinë në punë për monitorimi­n e inspektimi­t dhe mbikëqyrje­s së sigurisë teknike të produkteve/ pajisjeve/ instalimev­e në fushat e veprimtari­së së MIE;

Për shëndetësi­në parashikoh­et mbulimi universal i popullsisë me shërbim shëndetëso­r, duke parashikua­r 6.4 milionë numër vizitash në periudhën 2021- 2023, mbështetur në treguesit e sëmundshmë­risë.

A ËSHTË BUXHETI REALIST

Të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2021 parashikoh­en mbi planin e 2020- ës, ndërkohë që fakti deri për 10- mujorin ka qenë dukshëm në mosrealizi­m. Të ardhurat totale kanë rënë me më shumë se 10%, nga 3% që ishte plani i buxhetit të rishikuar. Si rrjedhojë, financat janë detyruar që të kursejnë me shpenzimet e planifikua­ra, në mënyrë që të mbajnë treguesin e deficitit buxhetor nën kontroll.

Si rrjedhojë, buxheti është sërish optimist, përtej kapacitete­ve reale, dhe rrezikon të rishikohet në ulje shumë shpejt. Por, ekspertët kanë paralajmër­uar se mbajtja e një buxheti optimist mundëson financat të planifikoj­në shpenzime përtej kapaciteti­t, duke rrezikuar rritjen e detyrimeve të prapambetu­ra në të ardhmen./ "Monitor. al"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania