Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj nipit të biznesmeni­t në Vlorë, 2 autorët ishin me kapele dhe maska anticovid

Policia: E pritën sapo doli nga shtëpia dhe qëlluan

-

Një ditë pas atentatit ndaj 27- vjeçarit Mario Ferraj në Vlorë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje. I riu ( nipi i një ndërtuesi në qytetin bregdetar), i cili fatmirësis­ht shpëtoi pa u lënduar është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa e gjithë skena është regjistrua­r nga kamerat e sigurisë së vendosura në murin e banesës së tij. Nga kamerat duket një makinë me dy persona që i afrohen të riut dhe e godasin. Drejt Ferrajt ka qëlluar pasagjeri. Mësohet se ky i fundit ka parë që autorët kanë qenë me kapele dhe maska anticovidi, ndërsa plumbat kanë prekur një makinë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorët kanë pritur të riun kur ai ka dalë nga shtëpia. Më pas sapo ai është futur në makinë drejt tij është afruar një tjetër mjet me dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 27- vjeçarit. Blutë sqaruan se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije mbrëmjen e së hënës, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Mario Ferraj, 27 vjeç, banues në Vlorë. I riu ka kallëzuar se në lagjen "Partizani", Vlorë, një person ende i pa identifiku­ar,

ATENTATI

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në lagjen "Partizani" në Vlorë. 27- vjeçari Mario Ferraj i shpëtoi breshërisë së plumbave. Gjatë dëshmisë së tij në polici, ai tregoi se disa persona me një makinë, hapën zjarr ndaj tij. 27- vjeçari është nipi i një biznesmeni ndërtimi në Vlorë dhe se dyshohet se sulmi është bërë për shkak të ndonjë konflikti apo huaje të pakthyer. Kjo pasi vetë Ferrja rezulton pa precedentë penalë dhe është pronari i një picerie.

që qarkullont­e me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime atij

dhe as kalimtarëv­e të rastit.

Shërbimet e policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë

KAMERAT E SIGURISË

Mësohet se sapo i riu Mario Ferraj ka dalë nga shtëpia, një nga personat ( pasagjeri) ka hapur zjarr ndaj tij, teksa të dy ndodheshin brenda një makine "Volkswagen", ku kishin vënë kapele dhe maskë anticovid. Nga të shtënat me armë zjarri janë thyer edhe xhamat e një makine tip "Polo" që ndodhej e parkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, kamerat e sigurisë së banesës kanë filmuar automjetin e autorëve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim të vrasin të riun, por vetëm ta trembin atë.

në vendngjarj­e, kanë organizuar punën për identifiki­min dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli,

po këqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po heton në disa pista, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Në

vendngjarj­e janë gjetur dhe sekuestrua­r 2 gëzhoja, ndërsa 27- vjeçari Mario Ferraj ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë dhe se nuk i ka njohur personat që e kanë qëlluar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania