Gazeta Shqiptare

Vrau biznesmeni­n e ndërtimit në Himarë, gjykata lë në burg Kliti Lekën

"Nuk më dha 3 apartament­et, jam beqar dhe jetoj vetëm" "Jam radiolog, Nikoja më mashtroi, më mori 2650 m tokë"

-

Gjykata e Vlorës vendo si dje masën e sigurisë "Arrest me burg" për Kliti Lekën, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmeni­t të ndërtimit, Nikollaq Goro. Ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e së shtunës që shkoi në Himarë. 53- vjeçari është shfaqur në gjykatë i qetë dhe me të njëjtat rroba, si ditën e ngjarjes së rëndë. Leka ka zgjedhur të shkojë në gjyq pa avokat, ndërsa shteti i ka caktuar avokatin Genci Pulaj. Përgjatë gjithë kohës, autori i vrasjes ka qëndruar i ftohtë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se kishte 14 vite shkollë, i larguar në emigrim që në vitin 1990, ndërsa me profesion ishte radiolog. Si shkak i ekzekutimi­t, Kliti Leka është shprehur se ka qenë një borxh, ku biznesmeni Goro i mori tokën për ndërtim, por më pas nuk i dha paratë që i kishte premtuar. Gjykata ka pranuar gjatë seancës së djeshme kërkesën e prokuroris­ë "Arrest me burg" për akuzat "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve e municionev­e të zjarrit". Disa familjarë të Kliti Lekës kanë dashur të jenë prezent në seancë, por nuk janë lejuar dhe ajo është mbajtur me dyer të mbyllura. Më herët 53vjeçari Kliti Leka ka treguar se ka kryer ekzekutimi­n e Nikollaq Goros, në kushtet e pamundësis­ë, për t'i marrë apartament­et në pallatin që Goro kishte ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës që Leka, i kishte vënë në dispozicio­n.

DËSHMIA E KLITI LEKËS

"… Jam me profesion radiolog, jam beqar dhe me 14 klasë. Me Niko Goron kishim rënë dakord të bënim biznes, ku unë pranova dhe kam firmosur një kontratë noteriale për vënien në dispozicio­n të një sipërfaqe toke prej 2650 metra katror që ndodhet në Himarë. Ndërsa Nikollaqi ka firmosur duke rënë dakord që të ndërtonte një pallat disa katesh mbi këtë sipërfaqe toke që unë disponoja, dhe si këmbim ai do me jepte 3 apartament­e. Dokumentet dhe marrëveshj­en noteriale e kam në makinë, por mjeti që unë mora me qira në Tiranë dhe që më pas e përdora në vrasje, nuk mund të hapet pasi, çelësat e makinës në ikje e sipër me vrap, i hodha brenda në det. Jam fshehur në vendin e quajtur ish- prozhektor­i dhe aty kam qëndruar derisa ka ardhur policia. Nuk kam bërë asnjë rezistencë kur kanë ardhur policët, por jam dorëzuar menjëherë…" - ka deklaruar 53- vjeçari Kliti Leka. Burime pranë policisë thanë se kanë marrë kontakt me kompaninë që ka në pronësi makinën me shpresën se mos vallë kanë kopje çelësi, nga ku të hapet mjeti "Volsvagen Sharon", në të cilin Kliti Leka ka treguar se ka lënë dokumentet e tokës dhe kontratat noteriale që ka firmosur së bashku me Nikollaq Goron.

KONFLIKTI PËR BORXHIN 70 MIJË EURO

Një hapësirë toke ku një pallat ishte drejt përfundimi­t në ndërtim, në pronësi të familjes së Kliti Lekës, 53 vjeç, është shkaku i ekzekutimi­t të biznesmeni­t Niko Goro.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Himarë, ku biznesmeni Goro që ka në pronësi edhe një bar kafe në qendër të qytetit, është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë supermarke­tit të motrës së tij, Eftiqia Qesko. Edhe kjo e fundit mbeti e plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa mësohet se ka marrë një plumb në këmbën e djathtë. Ndërsa Niko Goro mori katër plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhersh­me. Ngjarja ndodhi rreth orës 08 e 55 minuta të së shtunës, ndërsa autori ka udhëtuar ditën e premte nga Tirana me makinën e tij në drejtim të Himarës. Pasi është afruar pranë marketit në pronësi të motrës së Niko Goros, 53- vjeçari ka hapur zjarr ndaj tij. Viktima Goro mësohet se ka qenë në shoqërinë e motrës së tij në derën e marketit. Edhe ajo është prekur nga plumbat e lëshuar në drejtim të të vëllait.

Pesë plumba kanë dalë nga arma e 53- vjeçarit, nga të cilët katër plumba kanë përfunduar mbi biznesmeni­n, ndërsa një plumb ka prekur të motrën e tij në këmbë. Menjëherë Kliti Leka është larguar nga vendi i ngjarjes, duke hipur në automjet për t'u larguar drejt vendit të quajtur Livadh në Himarë. Pasi ka braktisur mjetin e tij tip "Volsvagen", 53- vjeçari është larguar disa metra më tej duke iu fshehur ndjekjes së policisë. Por, arratia e tij zgjati vetëm pak çaste, pasi autori u arrestua nga uniformat blu teksa po tentonte të fshihej nëpër shkurret në zonën e Livadhit në Himarë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur pesë gëzhoja kallashnik­ovi. 53- vjeçari Kliti Leka nga Tirana, por nip në Himarë, u kap me një çantë në dorë dhe dy armë, një kallashnik­ov dhe një pistoletë, ndërsa nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë. Po ashtu, policia sekuestroi edhe automjetin tip "Volsvagen", me të cilën autori ka lëvizur gjatë momentit kur ka kryer vrasjen dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Makina e tij është gjetur e mbyllur, ndërsa çelësat, 53vjeçari i kishte hedhur teksa tentonte të fshihej nga policia. Në momentin e arrestimit dhe pas marrjes në pyetje, 53- vjeçari ka pranuar autorësinë e vrasjes së biznesmeni­t nga Himara, Niko Goros. Ky i fundit mësohet se është edhe kushëriri, djali i xhaxhait të kryebashki­akut të Himarës. "E vrava se i kisha dhënë një tokë në pronësi për pallat dhe nuk më kishte shlyer pagesat", ka deklaruar autori pak pas ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, mësohet se autori dhe viktima kishin pasur edhe një

NEGOCIATAT MES VIKTIMËS E AUTORIT

Shkak për ngjarjen që tronditi Himarën mëngjesin e së shtunës dyshohet se mund të jetë një marrëveshj­e e lidhur dy vite më parë, ku Kliti Leka do t'i vinte në dispozicio­n tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro, do ndërtonte pallatin. Në fakt, Niko Goro e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës dhe është në fazë përfundimi, por nuk ia kishte dhënë pjesën që i takonte Kliti Lekut. Shpesh mes Goros dhe Lekës, ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53- vjeçari, e ka ndjerë veten të mashtruar nga biznesmeni, e për pasojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem.

EKZEKUTIMI

Mëngjesin e së shtunës, Leka ka zbritur nga makina tip "Volkswagen" dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me kallashnik­ov 5 herë. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa kilometra larg në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit, ndërkohë që është gjetur arma e krimit, kallashnik­ovi, por edhe një pistoletë si dhe makina "Volswagen". Sipas burimeve, autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka vepruar i vetëm në krim. Ai është ndaluar nga policia, teksa mundohej të largohej, por makina e tij ishte lokalizuar shumë shpejt, pasi dëshmitarë­t në vendngjarj­e treguan me detaje karakteris­tikat e mjetit.

grindje mes tyre kohë më parë. Ndërsa një ditë para ngjarjes, Kliti Leka ka qëndruar në Himarë, çfarë besohet sipas policisë se e kishte programuar të gjithë atë çfarë do të kryente një ditë më vonë. Nga burime të poli

cisë, referuar edhe hetimeve të para, flitet për një marrëveshj­e mes autorit dhe viktimës për pallatin që ishte drejt përfundimi­t në tokën në pronësi të familjarëv­e të Kliti Lekës në Himarë, por dhe për një shumë rreth 70 mijë euro, pikërisht në këtë marrëveshj­e mes tyre.

HETIMET

Policia edhe pse ka arrestuar tashmë autorin dhe ky i fundit ka pranuar autorësinë, vijon të marrë deklarata të afërmve të autorit dhe viktimës. Ndërsa ende nuk është pyetur në cilësinë e dëshmitare­sh okulare motra e viktimës Niko Goro, Eftiqia Qesko. Po ashtu burimet nga policia bënë të ditur se do të merren edhe dëshmi të personave që banojnë në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja, për të hedhur sa më shumë dritë mbi këtë krim. E motra e viktimës ndodhet akoma në gjendje të rënduar, për shkak të asaj çfarë ka ndodhur para syve të saj. Burimet thanë se ajo ka pësuar një gjendje shoku, në momentin kur 53vjeçari i vrau të vëllanë në derën e marketit. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Kliti Leka është dërguar nga Himara drejt Vlorës, ku do të vijojë të qëndrojë deri në daljen para gjykatës për masën e sigurisë. Deri më tani sipas burimeve nga policia, deklarata e vetme që ka dhënë autori ka qenë pikërisht ajo menjëherë pas ngjarjes dhe arrestimit nga blutë e Vlorës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania