Gazeta Shqiptare

OFL "ultimatum" tre të dënuarve për prostituci­on, trafikim të miturish e vjedhje: Deklaroni burimet e pasurisë brenda 48 orëve

-

TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit dje iu ka kërkuar formularët për deklarimin e burimeve të pasurisë tre personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në rrjetën e OFL kanë rënë tre të dënuarit: Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. E. alias

F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim­i i prostituci­onit"; E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i të miturve" dhe D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpuni­m. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania