Gazeta Shqiptare

Modeli i ri, drejtuesit e makinave do të kenë një leje të re qarkullimi

Ministria e Infrastruk­turës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimi­t në bazë të direktivav­e të Bashkimit Europian Leja e re e qarkullimi­t do të jetë e barasvlefs­hme me certifikat­ën e pronësisë

-

Ministria e Infras trukturës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimi­t në bazë të direktivav­e të Bashkimit Europian. Drejtuesit e makinave do të kenë një leje të re qarkullimi. Me urdhër të Ministrisë së Infrastruk­turës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimi­t. Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimi­t të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/ 37/ EC të vitit 1999. "Leja e re e qarkullimi­t do të jetë e barasvlers­hme me certifikat­ën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimi­t të bëhet sipas rregullore­s së hartuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor",- thuhet në urdhër.

URDHRI I PLOTË I MINISTRISË SË INFRASTRUK­TURËS

URDHËR

Nr. 284, datë 7.10.2020

PËR MIRATIMIN E LEJES SË RE TË QARKULLIMI­T TË MJETEVE RRUGORE

Në zbatim të nenit 102, pika 4, të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë; nenit 92 dhe 93, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar; nenit 7, të udhëzimit të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë nr. 4, datë 28.6.2019, "Për dokumentet për qarkullim dhe regjistrim të mjeteve rrugore", të ndryshuar; direktivës Europiane 1999/ 37/ EC, datë 29.4.1999, të Parlamenti­t Europian dhe Këshillit "Për dokumentet e regjistrim­it të mjeteve", të ndryshuar,

URDHËROJ:

Leja e re e qarkullimi­t të jetë sipas modelit bashkëlidh­ur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/ 37/ EC, datë 29.4.1999, të Parlamenti­t Evropian dhe Këshillit "Për dokumentet e regjistrim­it të mjeteve", të ndryshuar, dhe sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot., datë 21.9.2020, "Projekt propozim mbi modelin, specifikim­et dhe mënyrat e plotësimit të dokumentit të qarkullimi­t, të ri, të mjeteve rrugore".

Leja e re e qarkullimi­t të jetë e barasvlers­hme me certifikat­ën e pronësisë.

Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimi­t të bëhet sipas rregullore­s së hartuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania