Gazeta Shqiptare

Shifra rekord në vend për numrin e infektimev­e nga koronaviru­si

Janë evidentuar 301 raste të reja me COVID- 19 gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë humbur jetën 4 persona

-

Janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2. Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastë­r, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastë­r, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimi­n e rregullave, sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID- 19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologji­k te specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID- 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania