Gazeta Shqiptare

Merkel: Jemi në fazë kritike, shmangni përhapjen e COVID- 19

"Hiqni dorë nga çdo udhëtim i panevojshë­m"

-

Kancelarja

gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot bashkëqyte­tarëve të saj të reduktojnë në maksimum marrëdhëni­et e tyre sociale, duke i nxitur madje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që epidemia ka njohur një përshpejti­m të konsiderue­shme në Gjermani. "Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur", deklaroi Kancelarja në fjalimin e përjavshëm. "Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlind­jet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme", theksoi ajo. Gjermania ka regjistrua­r 7 830 raste me COVID- 19 në 24 orët e fundit, një rekord për vendin që prej shpërthimi­t të pandemisë së COVID- 19, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Për të luftuar rikthimin e epidemisë, Merkel, shkencëtar­e me profesion, kujtoi rëndësinë e respektimi­t të mbajtjes së barrierave mbrojtëse dhe maskave dhe ventilimin e rregullt të hapësirave të mbyllura duke shpjeguar se tashmë duhet të shkohej më tej. "Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënës­e numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksione­ve", paralajmër­oi ajo. Kjo thirrje erdhi disa ditë pas një takimi tjetër krize mes Merkel dhe drejtuesve rajonalë gjermanë që vendosën të mërkurën një plan kombëtar duke listuar kufizime të reja, mes atë cilave mbyllja gjatë natës e bareve, restorante­ve duke u nisur nga pragu i kontaminim­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania