Gazeta Shqiptare

Efektet kuruese të lajthisë

- SHPALLJE ANKANDI

Lajthitë kanë një vend primar në fronin e ar rorëve që na shtojnë jetën. Popullarit­eti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistue­shme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzako­nshme. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje. Zonat më prodhimtar­e të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec. Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta, sepse ku ka lajthi ka shëndet të mirë. Më poshtë po ju njohim me vlerat më të rëndësishm­e të lajthisë për trupin e njeriut.

MBRON SHËNDETIN E ZEMRËS

Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin, siç i themi ne, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterol­in e keq në gjak me 27%. Si rrjedhojë jemi më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë lajthi rregullish­t kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

Zonat më prodhimtar­e të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec. Lajthitë janë të pasura me proteina dhe

vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar

në kuzhinë, por shkon përtej e si

rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta, sepse

ku ka lajthi ka shëndet të mirë.

E PASUR ME VITAMINË E

100 gramë lajthi ofrojnë 15% të dozës së rekomandua­r të vitaminës E. Vaji i lajthisë është një burim i shkëlqyer i Vitaminës E, që parandalon shpërbërje­n e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes së anemisë. Qarkullimi i mirë i gjakut forcon sistemin imunitar dhe mban të ftohtin, temperatur­ën dhe sëmundje të tjera larg jush.

MBRON MUSKUJT DHE KOCKAT

Magnezi luan një rol të rëndësishë­m në rregullimi­n e sasisë së kalciumit që futet dhe del nga trupi. Muskujt kanë nevojë për kalcium dhe lajthitë ndihmojnë me spazmat, lodhjen dhe ngërçet. Mangani nga ana tjetër ndihmon dhe forcon kockat dhe mban larg sëmundje si osteoporoz­a.

MBRON SISTEMIN NERVOR

Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6, që nevojitet për formimin e mielinës, mburoja e nervave që rrit shpejtësin­ë dhe efikasitet­in e impulseve dhe lejon funksionim­in normal të sistemit nervor.

MBAN TË SHËNDETSHË­M SISTEMIN TRETËS

Mangani që gjendet te lajthitë lehtëson metabolizm­in e proteinave dhe karbohidra­teve. Përmbajtja e lartë e fibrës promovon lëvizjen e rregullt të sistemit tretës. Konsumimi i fibrës bën që të mbani peshën nën kontroll dhe të ndiheni

të ngopur për shumë kohë.

E PASUR ME ANTIOKSIDA­NTË

Sipas studimeve, lajthitë kanë 20 herë më shumë fuqi antioksidu­ese se vitamina C dhe 50 herë më shumë se vitamina E. Antioksida­ntët luajnë një rol të rëndësishë­m në shëndetin e përgjithsh­ëm. Radikalet e lira ndalojnë furnizimin me oksigjen të qelizave dhe si rrjedhojë trupi sëmuret lehtë.

NDIHMON GRATË SHTATZËNA

Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomandua­r ditore. Folati u bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore te foshnjat. Sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë? Si çdo ushqim tjetër, edhe lajthitë kanë një dozë të rekomandua­r ditore. Doza e shëndetshm­e ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas studimeve, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30- 50%.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania