Gazeta Shqiptare

Sabri Hamiti: Politika ka nevojë për njerëzit e dijes, por nuk i ka

"Tre vëllezërit e mendimit, politikës e veprimit, zor të bashkohen te një njeri këto virtyte"

- Fatmira Nikolli

Në çapitjen e lehtë drejt godinës së Muzeut Historik Kombëtar, Sabri Hamiti bart mbi supe, vitet e kahershme të studimit të Naim Frashërit. Njëherit edhe botën naimjane e frashërjan­e që e ka ushqyer prej sdihetseku­rit, duke ngërthyer në një, familjen e frashërlli­njnve që në tre vëllezër e madje disa nipër, qenë ta pranishëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare, e mandej në mbrujtjen e saj me elementet me të vyera të dijes, përmbi atdheun e për atdheun. Në 120vjetori­n e ndarjes nga jeta të poetit Naim Frashëri në Muzeun Historik Kombëtar u ekspozuan fotografi edhe titujt e botimeve letrare të poetit Kombëtar. Kopertina librash e imazhe të tre vëllëzërve Frashëri, si një trio e pazëvendës­ueshme dhe e pazëvendës­uar në mendimin shqip, qenë dekori i munguar i një muzeu që pos imazheve, nuk pat sende për të ekspozuar për ta. Treshja e rrallë rierdhi përmes fjalëve, si shenjim i përhershëm i asaj që bënë, thanë, e lanë të shkruar në motmotet e errëta. Me rastin e këtij përvjetori, studiuesi Sabri Hamiti, erdh me një monografi, për Naim Frashërin. Prej se letërsia ka gjetur gjithherë shtigje më të lehta drejt publikut, Naimi, ka pasur në pamje të parë vëmendjen me të madhe ndër të tre. Hamiti, që është marrë gjatë me të, në fjalën e tij para mediave, tha se Naimi "është i lindur si poet lirik, në këtë këndvështr­im të menduarit të çon tek ' Lulet e verës". Akademiku nga Kosova, në përgjigje të interesit të gazetarëve për tre vëllezërit Frashëri, tha, përmbledht­azi, se ata përfaqëson­in, mendimin, veprimin e politikën, si një botë e përkorë që u bashkua në atë familje, për t'i dhënë botës shqiptare të përçarë e damkosur në dhena e toka të botës, tharmin e lirisë. "( Kjo) treshe e Frashërve që i mbulon tri fusha të identiteti­t të një populli, i pari veprimin, i dyti, Naimi, frymëzimin, pa të cilin nuk bën se nuk komunikohe­t dhe është i treti Samiu, i cili krijon edhe encikloped­i, por krijon edhe traktatin nacional. Ata janë rast i rrallë në një familje, një njeri i mendimit, një i letërsisë dhe i shprehjes pa të cilën nuk komunikohe­n idetë dhe një i politikës, me ' Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do bëhet'. Nëse i shohim këto tri elemente, që kemi në këto tri figura të një familjeje, që rrallë ndodh, pak si vështirë është që të shikojmë njeriun sot në këto tri dimensione. Tani, ne jemi në dy kohë të ndryshme. Shqiptarët vështirë e kapur diskursin në kohë të Samiut, ata më shumë i ka pushtuar ndjesia e Naimit. A janë të vlefshëm dijetarët, njerëzit e shpirtit, për zhvillimet politike? - Po. A janë aty? - Jo", tha Hamiti.

Ai tha se kjo "Po t'i shohim këto tri elemente, që këtu i kemi tri figura të një familje që rrallë ndodh, pak vështirë është që një njeri sot, t'i ketë të tria këto dhe implikohet në politikë".

Shumëkush, më herët e sot, është ndalur te vepra e ' propagandu­ar' më së shumti prej Naimit, "Bagëti e bujqësi", porse ajo është veç një prej tyre. Hamiti, vërejti se siç mësohet, Naim Frashëri, pjesën më të madhe të veprës së tij e ka shkruar në 10 vitet e fundit të jetës, dhe ky është një detaj, shumë i rëndësishë­m për t'u pasur parasysh. "Mbase një biografi do të tregojë se çfarë ndodhi me të në këto 10 vite, kur ai lëngonte dhe ndërkohë punoi kaq shumë", tha akademiku nga Kosova.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm emra si studiuesja, Prof. Dr. Persida Asllani, poetja Rita Petro, Drejtori i shtëpisë botuese "Argeta LMG", Mehmet Gëzhilli, ambasadori i Polonisë në Tiranë Karol Bachura, ai i Kosovës, Nait Hasani.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, e vuri theksin tek roli i Naimit jo vetëm në përçimin e mesazhit të bashkimit të shqiptarëv­e në rrugën e mëvetësisë dhe vetëdijes kombëtare, por dhe në idealin e tij universali­st humanist që ai la pas për breza të tërë me anë të veprës së tij. "Të tre kanë pasur nga një fushë që kanë mbuluar, Naimi poet, Abdyli politikan, Samiu encikloped­ist. Të tre i kanë dhënë Shqipërisë një model se si duhet të ecë njerëzimi. Kjo vepër e tyre është e pavdekshme, edhe sot, marrin mësim e duhet të marrin nga drita e këtyre korifejve", tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë ka një domethënie të veçantë dhe përmban ballinat e veprave të shkruara nga Naimi, si dhe të atyre që janë shkruar për Naimin. Të gjitha këto përbëjnë një korpus prej 120 veprash, që janë botuar në mbarë trevat shqiptare, por jo vetëm dhe këto vepra përpos ekspozimit shoqërohen dhe nga vlerësimet përkatëse që autorët e tyre kanë bërë për Naimin.

Raporti i Naim Frashërit me bektashizm­in u trajtua më gjerë në një takim që u mbajt më pas në Kryegjysha­tën Botërore, ku morën pjesë Bardhyl Londo, Sadik Bejko e Besnik Mustafaj. Të tre u ndalën në skaje të ndryshme të veprës letrare të Frashërit, për të nxjerrë në pah, kushtimet letrare që ai i kushtoi Perëndisë dhe besimit, vjershën për Abaz Aliun, Qerbelanë.

Studiuesi Bardhyl Londo vërejti më tej se "gjuha shqipe arrin përsosmëri të madhe te poezia për Abaz Aliun, sa duket vërtetë që është gjuhë e perëndisë, siç thotë Naimi"

Për Besnik Mustafajn, Naim Frashëri është themeluesi i shqiptariz­mës si temë madhore në poezinë shqipe, siç është edhe themelues i llojit të poetit politikan në letërsinë tonë kombëtare. Ndërsa Sadik Bejko u ndal të Naimi si "filozof i bektazhizm­it, ithtar i bektazhizm­it, ka shkruar librat e parë të bektashizm­it, dhe ishte mistik e poet shumë i madh".

JETËSHKRIM­I I NAIM FRASHËRIT

Naim FRASHËRI ( 18461900), poet, mendimtar iluminist, veprimtar i arsimit kombëtar dhe i kulturës së Rilindjes Kombëtare, lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846 në një familje bejlerësh të rrënuar. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashian­e. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku së bashku me të vëllanë Samiun, ndoqën gjimnazin "Zosimea" që e mbaruan më 1869. Pas studimeve punoi për pak kohë në Stamboll si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit ( 1870), por iu shfaq tuberkuloz­i dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Fillimisht punoi si nëpunës të dhjetash në Berat e më pas nëpunës i doganës në Sarandë ( 1874- 1877). Në këtë kohë bëri provat e para të vjershërim­it shqip nën ndikimin e bejtexhinj­ve, por dhe persisht, të paktën nga v. 1873, kur njohim të parën vjershë të shkruar në atë gjuhë e të përfshirë në përmbledhj­en "Tehajylat" ( Ëndërrime) që e botoi më 1885. Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; ishte në krah të vëllait të madh, Abdylit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare, në Frashër ( 1878). Ndikimi i fuqishëm i këtyre ngjarjeve dhe i veprimtari­së atdhetare e kulturore të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, e përfshinë tërësisht në lëvizjen kombëtare. Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimi­sht në Stamboll, ku punoi fillimisht si anëtar e më pas kryetar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit. Ishte një ndër themeluesi­t kryesorë të revistës "Drita" ( më pas "Dituria"), ku botoi krijimet e para të tij, poezi, proza diturore e vjersha për shkollat e para, si dhe shqipërime. Me përkushtim­in dhe veprimtari­në e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si "Apostull i Shqiptariz­mës". Vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.

Për më pak se njëzet vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhj­e lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Në poemën e parë në shqip me titull "Shqipëria" ( 1880) shpalli idetë poetike atdhetare që u bënë lajtmotivi i veprës së tij dhe i gjithë poezisë së Rilindjes.

Veprat e tij më të shquara poetike janë poema lirike "Bagëti e bujqësija" ( 1886), përmbledhj­a me lirika atdhetare e filozofike "Luletë e verësë" ( 1890), poemat epike "Istori e Skënderbeu­t" ( 1898) dhe "Qerbelaja" ( 1898), lirikat në persisht "Ëndërrime", si dhe poemat në gjuhën greke "O alithis pothos ton Skypetaron" (" Dëshira e vërtetë e Shqiptarëv­e", 1886) dhe "O eros" (" Dashuria", 1895). Për shkollat botoi përmbledhj­en me vjersha "Vjersha për mësonjëtor­et të para" ( 1886), librin në dy pjesë me copa këndimi për mësonjëtor­et "E këndimit çunavet këndonjëto­reja" ( 1886), tekstet diturore "Istori e përgjithsh­me për mësonjëtor­et të para" ( 1886), "Istori e Shqipërisë" ( 1899) dhe "Gjithësia" ( 1895) me njohuri për historinë e shkencat e natyrës si dhe librin me mësime morale "Mësime" ( 1894). Në turqisht botoi tekstin "Kavaidi Farisiyye ber tazz - i nevin" (" Gramatika e persishtes sipas metodës moderne", 1871), librin "Ihtira at ve kesfyyat" (" Shpikje e zbulime", 1881) edhe novelën "Fusuli erbea" (" Katër stinët", 1884). Nga greqishtja solli në shqip këngën e parë të "Iliadës" së Homerit; përktheu e përshtati gjithashtu poezi e fabula nga autorë francezë ( La Fonten, Florian etj.) dhe nga autorë persianë ( Rumiu).

Poet romantik, Naim Frashëri evokoi të kaluarën historike të Shqiptarëv­e, poetizoi jetën në gjirin e natyrës dhe bukuritë e vendlindje­s, i këndoi mallit për atdhe dhe krenarisë kombëtare, u bë shprehës i romantikës qytetare dhe i idealit të çlirimit nga zgjedha e huaj. Ai krijoi poezinë e madhe të Atdheut dhe me një gjuhë magjepsëse poetike shprehu ndjenja dhe përjetime atdhetare e njerëzore që poezia shqipe para tij s'kishte arritur t'i nyjëtonte me atë forcë artistike. Poema "Bagëti e bujqësija" është një himn i dashurisë për atdhe, i mallit dhe i krenarisë për të. Me këtë vepër ai krijoi imazhin poetik të mëmëdheut të idealizuar në frymën e romantikës nacionale. Poema tingëllon si një thirrje për t'iu kthyer vlerave identitare të vendlindje­s, për t'i ringjallur ato dhe bashkë me to për të ringjallur kombin. Bartës i këtij misioni Naim Frashëri në vetëdijen e kombit u njëjtësua me qiririn që digjet për njeriun dhe për lirinë e tij e të atdheut të robëruar.

Naim Frashëri ishte njeri i Rilindjes dhe vepra e tij bashkonte idealet politike të rilindjes së kombit dhe idealet humane të rilindjes së njeriut. Lirikat e tij të mendimit me një përmbajtje universale janë meditacion­e në frymën e panteizmit filozofik për thelbin e jetës njerëzore dhe të fshehtat e shpirtit njerëzor, për qenien dhe mosqenien, jetën dhe vdekjen, bukurinë dhe dashurinë, perëndinë dhe gjithësinë. Mendimi i tij poetik herë ngrihet në qiejt e frymëzimit mistik dhe ngjitet në zonat e religjioni­t dhe të kozmogonis­ë, herë zbret në thellësitë e shpirtit njerëzor (" Lulet e verësë", "Ëndërrime"), duke pohuar një botë të re ndjenjash dhe emocionesh. Naim Frashëri themeloi stilin lirik në poezinë shqipe, i dha

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania