Gazeta Shqiptare

Kur Tish Daija mësonte nga Shostakovi­ch

-

"Për bekimet që patëm", një shënim për ata që nuk na lanë me u rrit shpirtnish­t të vorfën

në kushtet kur prralla e gojëdhana ' digjeshin me zjarr dhe hekur si zakone prapanike'

Rmë e zhvilluar se kritika muzikore. Por jam e bindur se po të kishim pasur balancë, do kish dalë në pah me kohë se sa i takon raportit mit- autor, Daija i muzikës nuk i len asgjamangu­t Kadaresë së letërsisë", nënvizon ajo.

Ajo vë paralele mes Halilit të Dajisë t'i sjell ligjet e kullave po aq n'zemër sa Gjorgu i Kadaresë. "Këta e figura si këta kanë qenë bekimet tona, ata që nuk na lanë me u rrit shpirtnish­t të vorfën në kushtet kur prralla e gojëdhana ' digjeshin me zjarr dhe hekur si zakone prapanike'.

Unë du me besu se ' po vijnë krushqit' Tish, e kanë me pru në dhanti lexime të reja të veprës sate. E ndoshta profesioni­stët kanë me i dhënë të drejtë këtij formulimit tim thellësish­t amator ( pra shqip: dashtunor), i cili ndjen në tingujt e tu po atë mistikë shqiptare që ndëlgon në fjalët e Kadaresë", nënvizon Ledi.

VEPRA E GJURMË

Tish Daija ishte një nga themeluesi­t e Konservato­rit të Tiranës dhe, gjithashtu, profesor i Kompozicio­nit në këtë institucio­n të lartë të arsimit muzikor shqiptar. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej vitit 1999, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej viti 2000, si dhe mbante titullin e lartë Artist i Popullit. Tish Daija qe laureat i shumë çmimeve të republikës. Për një kohë të gjatë ai ka qenë anëtar i forumeve drejtuese të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë. Krijimtari­a artistike e këtij artisti të madh përfshin të gjitha gjinitë dhe zhanret muzikore nga kënga deri të veprat e mëdha vokale, nga tablotë muzikore e deri të veprat skenike, vepra të muzikës së dhomës edhe ato sinfonike. Tish Daija është krijuesi i baletit të parë shqiptar, "Halili Dhe Hajria" në vitin 1963. Ai ka shkruar ndër të tjera operetën "Lejlaja", operën "Pranvera", baletin "Bijtë e peshkatari­t", operën Vjosa, etj. Nga veprat sinfonike mund të përmenden suita "Një ditë pikniku", rapsodia për flaut dhe orkestër "Bjeshkëve të larta", Koncerti për piano dhe orkestër, Koncerti për violinë, Divertisme­nt për harqe, tri valle simfonike, etj.

Kompozitor­i Tish Daija, lindi më 30 janar 1926 në Shkodër. Krijimtari­në muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonik­ës. Kompozimet e para janë këngët "Çik, o mori çikë", "Ndal, bre vash", "Me lule të bukura", etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, ai kreu studimet në konservato­rin "Çajkovski" të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta "Lejlaja", opera "Pranvera", baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria", etj. Ai u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania