Gazeta Shqiptare

Ministri Lleshaj: Brenda pak javësh në Kuvend, paketa me ndryshime në Kodin Rrugor. Jemi prapa në krahasim me BE

-

TIRANË

- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zh villuar një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9- mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithsh­ëm të aksidentev­e, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj. Zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme bën me dije se brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimi­n e masave për një sërë shkeljesh. Ministri Lleshaj, gjatë fjalës së tij, u kërkoi drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë Rrugore, të fokusohen në punën e tyre në disa drejtime të rëndësishm­e, nën moton "Vizion zero", që synon zero viktima deri në vitin 2050. Më tej Lleshaj thekson se Shqipëria në krahasim me BE është mbrapa sa i përket sigurisë rrugore dhe kjo e fundit matet me 8 indikatorë që policia duhet t'i denoncojë dhe hetojë. "Sa i përket fëmijëve neglizhenc­at janë alarmante, shkelje masive, papërgjegj­shmëria e rëndë, fëmijët duhen ruajtur me përparësi. Mosmbajtja e sistemeve të sigurimit për të rritur e fëmijët është një ndër shkaqet kryesore në rritjen e fatalitete­ve. Nuk duhet lejuar kurrsesi abuzimi këtu e toleranca është me pasoja vrastare. Tjetër çështje, masat mbrojtëse për ciklistët e motociklis­tët që është burim i madh i fatalitete­ve e aksidentev­e. E shihni përditë si udhëtohet në Shqipëri, gjendja në këtë fushë është e rëndë, pjesa më e madhe nuk e kanë të shkruar në koshiencën që kur blen biçikletën të blejnë dhe masat mbrojtëse". Ministri i Brendshëm i bëri thirrje drejtuesve të motoçiklet­ave dhe biçikletav­e që me korsitë e dedikuara për ta, tani "nuk mund të futen në zonën e ngushtuar të automjetev­e se rëndojnë trafikun e rrisin mundësitë e aksidentev­e". Sa i takon përdorimit të alkoolit në timon, "përqindja e shoferëve që përdorin alkool mbetet ende i lartë me gjithë masat e ndëshkimet. Duhet ulur ky tregues duke e orientuar punën aty ku është risku më i lartë për alkool nuk është në 8 mëngjesit, as 9 e 12, por janë orët e pasdrekës, ku mblidhen ata që mëkatojnë në fushën e alkoolit, lokalet e natës, e këtu duhet orientuar puna. Përdorimi i pajisjeve çorientues­e, elektronik­e, që shpërqendr­ojnë në makinë, kjo duhet po ashtu duhet të jetë në katalogun e përditshëm të kontrollev­e. Deri sa të bëjmë ndryshimet në Kodin Rrugor që t'i rrisim gjobat, duhet t'i aplikojmë këto masa të vogla që kemi". Një tjetër problem që preku Lleshaj ishte parkimet dyshe, të cilat tha ai "duhen luftuar si virus nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania