Gazeta Shqiptare

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universite­tet online, zgjatet pezullimi i fluturimev­e me Britaninë e Madhe

Fico: Ulje e incidencës, 227 raste për 100 mijë banorë

- Voltiza Duro

Komiteti Teknik i Ek spertëve ka marrë vendimin që të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22: 00. Ndërkohë universite­tet do të vazhdojnë të jenë online edhe për një periudhë të paktën dy javore pa të jetë online. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, gjithashtu, që fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar.

INCIDENCA

Në fjalën e saj, drejtoresh­a e ISHP, Albana Fico u shpreh se vetëm javën e fundit incidenca është ulur në 110 raste të reja për 100 mijë banorë. "Situata epidemiolo­gjike në vend, është vlerësuar në mënyrë dinamike gjatë gjithë pandemisë dhe specifikis­ht gjatë periudhës së festave të fundvitit. Vetëm gjatë javës së fundit, niveli i incidencës është ulur lehtësisht dhe është në vlerën në 110 raste të reja për 100 mijë banorë. Për dy javët e fundit, incidenca e rasteve me covid- 19 në Shqipëri mbetet në 227 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dy javët pararendës­e. Koha që marrin në shqyrtim janë 23 dhjetor - 5 janar. Niveli i pozitivite­tit është mesatarish­t 22% krahasuar me totalin e mostrave të testuara gjatë javës së fundit",- tha Fico. Më tej ajo shtoi se mosha mesatare e rasteve të konfirmuar­a është 48.7 vjeç dhe intervali është nga 2 muaj deri në 98 vjeç. "Vendin më të rëndësishë­m të rasteve të konfirmuar­a e zë grupmosha, 55- 64 vjeç vjeç e ndjekura nga 25- 34 vjeç dhe 45- 54 vjeç. E sjellim në mënyrë të veçantë përqindjen e grup moshave, sepse ka një rritje në grup moshat 25- 34, ku apelojmë të mos grumbulloh­en. Nga vlerësimi i incidencës sipas qarqeve në vend, Gjirokastr­a është në fillim e ndjekur nga Tirana më pas nga Lezha. Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshm­e, me zbritje të lehta që janë për t'u parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqë­si, duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm që jemi akoma në një situatë me transmetue­shmëri të lartë. Jemi në pikën ku duhet të jemi tepër të kujdesshëm në zbatimin e masave, mbajtjen

Njoftim për shitje me ankand III

e maskës, ruajtjen e distancës dhe masat e tjera të përcaktuar­a. Masat kanë kontribuar në këtë situatë të qëndrueshm­e",- u shpreh Fico.

MASAT NË FUQI

Bazuar në vlerësimin e situatës epidemiolo­gjike, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli theksoi se në Shqipëri nuk ka raste të virusit të ri që ka pësuar mutacion. Më tej ajo bëri të ditur tre masat për parandalim­in e përhapjes së virusit. "Ne vlerësojmë se, në këtë situatë, të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22: 00; Universite­ti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar", tha Rakacolli.

SHËRBIMI I URGJENCËS

Duke theksuar se që prej fillimi të pandemisë në vitin që lamë pas janë pritur 700 mijë thirrje nga Urgjenca Kombëtare, Drejtori i këtij institucio­ni Skënder Brataj, ka deklaruar se forcimi i kapacitete­ve në këtë vit të ri me 36 autoambula­nca të reja do të rrisë më tej standardin në shërbim të pacientëve në këtë situatë të pandemisë.

"Për fatin e mirë këtë vit e filluam me forcimin e kapacitete­ve, 36 autoambula­nca të reja e të pajisura, të cilat veç pajisjeve kanë 4400 litra oksigjeni në çdo ambulancë për të pasur në dispozicio­n deri në dërgimin në spital. Vetëm në dy vitet e fundit e kemi fuqizuar flotën e autoambula­ncave në territor me 80 autoambula­nca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtu­ese. Është kryer një punë voluminoze ku vetëm 700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi pandemisë në vitin që lamë pas. Numri i misioneve të kryera është rreth 150 mijë misione gjatë kryerjes së të cilave në banesë janë trajtuar rreth 55% e pacientëve, që shënon një arritje cilësore të shërbimit të ofruar mjekësor nga ekipet e urgjencës mjekësore, duke i ofruar qytetarëve të gjithë ndihmën e duhur mjekësore në banesë dhe 45% e misioneve të kryera kanë përfunduar në spital", theksoi Brataj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania