Gazeta Shqiptare

Votim elektronik, PS- PD dakord për Korçën, ndahen për Fierin e Tiranën

PS: Jo të gjithë qarkun Tiranë, por vetëm disa njësi bashkiake

- Valentina Madani

Socialistë­t e demokratët propozo jnë qarqe të ndryshme për aplikimin- pilot të teknologji­së në zgjedhjet e 25 prillit. Në 25 prill, qytetarët e dy qarqeve në Shqipëri për herë të parë do të votojnë në mënyrë elektronik­e e nuk do të përdorin fletën tradiciona­le të votimit. PD- ja dhe PS- ja kanë rënë dakord që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në Korçë. Ky qark është zgjedhur për shkak se është një zonë e qetë, e cila përfshin të gjitha karakteris­tikat, duke nisur nga zonat urbane, ato rurale, e deri te zonat e thella si zona e Mokrës; duke krijuar një panoramë të plotë si funksionon teknologji­a në një projekt- pilot e si mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin. Por demokratët dhe socialistë­t ndahen te qarku i dytë ku do të zbatohet votimi e numërimi elektronik; opozita propozon Fierin, ndërsa socialistë­t Tiranën, por jo të gjithë qarkun, por vetëm disa njësi në bashkinë e kryeqyteti­t.

PËRGJIGJET

Në përgjigjen që i kthejnë letrës së Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, si PS edhe PD janë dakord që një nga qarqet të jetë Korça, por ndahen për qarkun e dytë. Shumica propozon disa qendra votimi në Tiranë, ndërsa opozita qarkun e Fierit. Një fakt tjetër që bie në sy është që, në shkresën e firmosur nga përfaqësue­si ligjor i socialistë­ve në KQZ, flitet vetëm për votim elektronik dhe jo për numërim, mbase kjo sepse e marrin të mirëqenë faktin se, nëse do të votohet në mënyrë elektronik­e, automatiki­sht edhe numërimi do të jetë në të njëjtën mënyrë. Ndërsa

VOTIMI

Në 25 prill, qytetarët e dy qarqeve në Shqipëri për herë të parë do të votojnë në mënyrë elektronik­e e nuk do të përdorin fletën tradiciona­le të votimit. PD- ja dhe PSja kanë rënë dakord që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohet në Korçë. Ky qark është zgjedhur për shkak se është një zonë e qetë, e cila përfshin të gjitha karakteris­tikat.

PROCESI

Procesi i identifiki­mit elektronik të zgjedhësve është një hap para, pasi kompania “Smartmatic” ka sjellë ofertën e saj, që kushton 20 milionë dollarë, për të realizuar projektin në të gjithë Shqipërinë dhe deri më tani duket se asnjë prej palëve nuk ka kritika për këtë kompani.

demokratët kanë zgjedhur të jenë më specifikë dhe kërkojnë që projekti- pilot për votimin dhe numërimin të jetë në qarqet Fier dhe Korçë. Socialistë­t shprehen se arsyeja pse kanë zgjedhur qarkun e Tiranës lidhet me cilësinë e internetit, që është më i mirë në kryeqytet, dhe shmanget në këtë mënyrë çdo problem që mund të lindë ditën e zgjedhjeve. Duke pasur përballë 2 propozime të ndryshme, tani mbetet në zgjedhjen e KQZ- së për të vendosur se në cilin prej 2 qarqeve, Tiranës apo Fierit, do të aplikohet projektipi­lot. Sipas marrëveshj­es së 5 qershorit, në Kodin Zgjedhor u përcaktua që në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit të aplikohej teknologji­a në zgjedhje, fillimisht në disa qendra votimi, që të përbëjnë jo më pak se 10 për qind të votuesve të regjistrua­r në

rang kombëtar. Ndërkohë KQZ- ja po shqyrton dokumentac­ionin e së vetmes kompani që ka shfaqur interes për të ndërtuar sistemin e identifiki­mit elektronik “Smartmatic”. Kompania me seli në Londër ka kërkuar afro 20 milionë euro pa TVSH për zbatimin e këtij projekti.

PROPOZIMET

PD ka sugjeruar që projekti- pilot për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme të aplikohet në Fier dhe në Korçë. “Z. Komisioner. Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646. datë 28.12.2020 mbi zbatimin e teknologji­së në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratik­e është që projekti- pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier

dhe Korçë”, thuhet në shkresën që mban firmën e sekretarit të Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi dhe që i është dërguar kryekomisi­onerit shtetëror, Ilirjan Celibashi. Edhe Partia Socialiste ka dërguar propozimin e saj në lidhje me projektin- pilot që do të përdoret për zgjedhjet e 25 prillit. PS- ja ka sugjeruar Korçën dhe Tiranën. “Ne subjekti politik, Partia Socialiste e Shqipërisë propozojmë bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë; Bashkia Tiranë në disa prej njësive administra­tive të kësaj bashkie, të cilat përzgjidhe­n sipas vlerësimit tuaj si institucio­n”, thuhet në letrën e firmosur nga përfaqësue­si ligjor i PS- së, Erdian Salianji. KQZ- ja iu drejtua me një letër partive politike më 29 dhjetor 2020, ku bënte thirrje për sugjerime se ku mund të aplikohen

projektet- pilote në këto zgjedhje. KQZ- ja është e detyruar që përdorimin e sistemeve ose pajisjeve të teknologji­së t’i zbatojë në

zgjedhje nëpërmjet projekteve- pilot në jo më pak se 10 për qind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementi­mit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania