Gazeta Shqiptare

‘ Shqipëria është më e varfër’, Basha: Rama, katastrofa jonë kombëtare

‘ Hoqën dorë nga shpresa’, kreu i PD: 500 mijë shqiptarë braktisën vendin gjatë qeverisjes socialiste “Koha ta largojmë, rriti borxhin publik dhe largoi të rinjtë nga atdheu”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha premton rik thimin në Shqipëri të qytetarëve që janë larguar nga vendi. Me anë të një videoje në “Facebook”, Basha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin. Ai e quajti Ramën katastrofë kombëtare. Basha publikoi sërish një video, me anë të së cilës akuzon kryeminist­rin Rama se është shkaktar për largimin e të rinjve nga Shqipëri. Ai reagoi në lidhje me një nga çështjet e shumë diskutuara së fundmi në vendin tonë që është largimi i të rinjve. Basha përmes një postimi në rrjetin social në ‘ Facebook’ shkruan se shkak për largimin e të rinjve është vetë Edi Rama. Lideri demokrat e quan domosdoshm­ëri largimin e kryeminist­ri aktual nga qeverisja në mënyrë që t’u rikthehet shpresa shqiptarëv­e. Basha shprehet se ndodhemi në katastrofë kombëtare për

AKUZA

“Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken. Dhe as që ka në plan t’i kthejë sërish. Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira, kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë. Ai është katastrofa jonë kombëtare. Ne do të sjellim punë e mundësi të reja. Ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij”, - shprehet Basha.

shkak se 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisjes së Ramës. Sipas tij, ata kanë ikur pasi nuk kanë parë të ardhme në vend, ndërsa politikat e

Ramës kanë bërë që të zhduken brezat e së ardhmes. “Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëv­e shpresën!”,- shprehet lideri I opozitës Lulzim Basha. Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i demokratëv­e thuhet: “Ne kemi përjetuar një katastrofë kombëtare. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisë së

Ramës. 500 mijë shqiptarë humbën besimin dhe hoqën dorë nga shpresa. Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken dhe as që e ka ndermet t’i kthejë sërish. Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira. Kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë ai është katastrofa jonë kombëtare. Ne do të sjellim punë e mundësi të reja. Ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij”. Pas punësimit, fokusi i lideri të opozitës është vënë në borxhin publik, sipas së cilit gjatë qeverisjes së tij është rritur në nivele shumë të larta, ndryshe nga sa kishte premtuar. Nisur nga kjo, Basha shprehet se Shqipëria është më e varfër, por s me ardhjen e tij në pushtet gjërat do të ndryshojnë. “Ju kujtohet Edi Rama, premtoi uljen e borxhi publik! Vazhdojmë me angazhimin tjetër, për borxhin! Deficit dhe borxh publik nën kontroll. Krejt e kundërta ndodh! Prej 2013, borxhi u rrite me 3.25 miliardë euro. Rama ka dështuar! Sot Shqipëria është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën për të shlyer gjithë borxhet që ka marrë kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret Ne do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën”, shkruan Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania