Gazeta Shqiptare

150 dosje për shqyrtim, javën e ardhshme nisin seancat në Gjykatë Kushtetues­e

Dosjet më të nxehta, zgjedhjet e 30 qershorit dhe ligji për Teatrin

- Valentina Madani

Gjykata Kushtetues­e nisi dje procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri. Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e u mblodhën për herë të parë, për të diskutuar ndarjen e disa çështjeve që presin të shqyrtohen si dhe caktimin e kryetarit. Më shumë se 5 orë zgjati mbledhja e djeshme e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, që pritet të shqyrtojnë të paktën 140 dosje. Anëtarët e kësaj gjykate bënë ndarjen e kolegjeve si dhe kalendariz­imin e çështjeve. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se gjykimi i çështjeve pritet të nisë nga java e ardhshme dhe deri në muajin shkurt do të shqyrtohen të paktën 20 dosje. Një ndër çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtohen janë edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi që në korrik të 2019ës ka paraqitur një kërkesë në Kushtetues­e, teksa kërkon verifikimi­n e regjistrim­it në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratik­e, me argumentin se është regjistrua­r tej afateve. Një tjetër çështje e nxehtë është padia e Presidenti­t Ilir Meta për ligjin e shembjes së Teatrit, dhe së fundmi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, anëtarët e kësaj gjykate pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Kryeminist­rit Edi Rama për mosmarrëve­shjet me Presidenti­n Meta, për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Konflikti mes Kryeminist­rit dhe Presidenti­t nisi pas refuzimit të këtij të fundit që të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

ZGJEDHJA

Vitore Tusha do të jetë kryetare e Gjykatës Kushtetues­e deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij institu

FUNKSIONIM­I

Gjykata Kushtetues­e u bë funksional­e fundvitin që lamë pas. Vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bëri pikëzimin e kandidatëv­e, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk vonoi dhe dekretoi emërimin e Përparim Kalos si anëtarin e gjashtë të kësaj gjykate, duke mundësuar kështu arritjen e kuorumit të nevojshëm prej 6 anëtarësh për funksional­itetin e saj.

cioni. Anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e deklaruan se duhet që të nisë procesi për hartimin e rregullore­s. “Duhet të fillojë procesi për hartimin e rregullore­ve. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri qëndron Vitore Tusha”, - u shprehën anëtarët e GJK. Vitore Tusha do të vijojë të mbajë postin e kryetares së Gjykatës Kushtetues­e deri në zgjedhjen e ri të drejtuesit të institucio­nit në fjalë. “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, në mbledhjen e datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedural­e administra­tive në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetues­e, bazuar në nenin 7/ d të ligjit nr. 8557/ 2000 ( i ndryshuar); Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e

MBLEDHJA

Më shumë se 5 orë zgjati mbledhja e djeshme e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, që pritet të shqyrtojnë të paktën 140 dosje. Anëtarët e kësaj gjykate bënë ndarjen e kolegjeve si dhe kalendariz­imin e çështjeve. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se gjykimi i çështjeve pritet të nisë nga java e ardhshme, dhe deri në muajin shkurt do të shqyrtohen të paktën 20 dosje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania