Gazeta Shqiptare

‘ O Bardh ziu, nuk të kemi faj’, Bardhi përplaset me Spiropalin: SPAK ka punë me ty

-

Kallëzimi në SPAK që ka bërë PD- ja për disa zyrtarë të PS- së solli reagimin e ministres Elisa Spiropali teksa debatoi në rrjetet sociale me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të demokratëv­e, Gazment Bardhi. Kallëzimi, që, në fakt, mban firmën e Bardhit, bëhet për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore. Por nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Elisa Spiropali i kthen përgjigje Bardhit dhe i thotë se nuk ka faj që tek PS- ja shtohen simpatizan­tët pasi përfaqësue­sit e saj shkojnë tek qytetarët. Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, opozita pret që qytetarët të shkojnë tek ata. “O Bardh ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizan­tët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimes­h autodestru­ktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashëve si ju s’ju binden, derisa të katandisen­i me zero simpatizan­të dhe elektorat inekzisten­t”, shkruan ajo. Ndërkohë edhe sekretari i PD- së reagoi duke thënë se Spiropali ka të drejtë të nervozohet pasi SPAK do duhet të merret me të para dhe pas zgjedhjeve. “Ka të drejtë që nervozohet! SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Elisa Spiropali, Edi Rama dhe çeta e tij janë në shkelje të ligjit. Ata do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administra­tës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimi­t apo procesit të rindërtimi­t për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëv­e këto 8 vjet”,- shkruan Bardhi. Sipas tij qytetarët janë bindur gjatë kësaj kohe të vështirë se politikanë­t si Edi Rama e Elisa Spiropali mendojnë vetëm për vete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania