Gazeta Shqiptare

Pas Turqisë, Edi Rama sot takon Mitsotakis e Dendias në Athinë

Kryeminist­ri në Muzeun e Ataturkut dhe në industrinë ushtarake: Mjetet janë mbresëlënë­se! Diskutimi për ‘ Detin’, vendimin final do ta japë gjykata e Hagës

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës në Ankara pati një axhendë më pak të ngarkuar se ajo e ditës së parë, ku u prit në një ceremoni mbresëlënë­se nga presidenti turk Erdogan. Pas ceremonisë në Mauzoleumi­n Kemal Ataturk, ai zhvilloi një takim me zv. Presidenti­n Fuat Oktay, në Presidencë­n e Industrive të Mbrojtjes, i cili e ka shoqëruar për të parë atë që turqit e cilësojnë si zemrën e industrisë së tyre ushtarake. Mjetet e të gjitha llojeve të konceptuar­a e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjen­te të krijuara me burimet e brendshme, duket se e kanë impresionu­ar kryeminist­rin siç pohon dhe vetë me postimin që e shoqëron me pamje. Rama u vu në dijeni të mjeteve si dhe sistemeve inteligjen­te që zhvillohen nga Turqia. “Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuar­a e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjen­te të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënë­se”, shkruante Rama në ‘ Facebook’. Kryeminist­ri shoqërohej nga disa anëtarë të kabinetit të tij ndërkohë që më herët gjatë ditës së djeshme vizitoi edhe muzeun e Ataturkut. Por si për të gjithë vizitën zyrtare në Ankara zyra e tij e shtypit ka qenë tejet e rezervuar të japë informacio­ne apo detaje mbi

BISEDA

Vizita e paralajmër­uar në Athinë vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimev­e që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhëni­es së tensionuar greko turke.

çka u diskutua në takimin e Ramës me Oktay- n. Pas jehonës që ngjalli jo vetëm në Tiranë, pritja pompoze që iu rezervua Ramës nga Presidenti Erdogan, mësohet se kryeminist­ri do të vizitojë sot Athinën. E vetmja gjë që pohohet nga kabineti i tij është se nuk do të jetë një vizite zyrtare, por nuk zbulojnë asnjë pikë të axhendës së tij. Mësohet se në krye të axhendës është një takim me kryeminist­rin Mitsotakis. Kryeminist­ri do të mbërrij paraditen e sotme në orën 11: 30 në Greqi, dhe në vazhdim do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias. Në

vazhdim do të drekojë në kryeminist­rin Mitsotakis dhe do të largohet rreth orës 15: 30 nga Greqia. Kjo vizitë e paralajmër­uar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimev­e që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhëni­es së tensionuar greko turke. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që Rama menjëherë pas takimeve me Erdoganin ka vizituar

dhe Athinën duke shtuar jo pak aludimet mediatike në një kohë që Greqia e Turqia janë dy vende që kohet e fundit kanë një marrëdhëni­e të tensionuar për zona ekskluzive të diskutuesh­me në Mesdheun lindor. Ende nuk ka asnjë informacio­n se çfarë është diskutuar në takimin kokë më kokë mes kryeminist­rit Rama dhe Presidenti­t Erdogan, por ajo çfarë dihet është se Shqipëria ka ende të hapur çështjen e kufirit detar me Greqinë. Fqinji ynë jugor ka nisur përgatitje­t për mbylljen e gjireve të saj në detin Jon, ndërsa qeveria shqiptare ende vijon ta shoqërojë këtë proces me mungesë të transparen­cës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania