Gazeta Shqiptare

Zv/ ministri grek flet për takimin Rama- Erdogan: U përqendrua­n te lidhjet ekonomike

-

Vizita e kryeminist­rit shqiptar Edi Rama në Turqi është komentuar edhe nga zyrtarët e Athinës zyrtare. Zv/ ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varvicioti­s deklaroi: “Në lidhje me vizitën Rama në Turqi rezultatet që ne nxorëm nga ky takim janë se u kufizua në çështjet ekonomike dhe marrëveshj­e ekonomike mes dy vendeve, duke shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakteriz­onin dhe një bashkëpuni­m ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO- s”. Duke u ndaluar te raportet mes dy vendeve, zv. ministri grek u shpreh se “ndodhemi në një fazë me vullnet bashkëpuni­mi të ndërsjellë, kemi bashkëpuni­m në çështjet për zgjerimin europian dhe pjesëmarrj­en e Shqipërisë në Europë. Në këtë kuadër kemi hapur një diskutim të gjerë dhe në BE për hapat që duhet të hidhen nga pala shqiptare para se të arrijmë në takimin e parë ndërqeveri­tar. Referohem në reformat që duhen bërë në procedurat e censit, të drejtat e minoritete­ve etnike, regjistrim­i i pasurisë së palëvizshm­e, që prek dhe minoritarë­t. Këto kritere përfshihen tashmë dhe në axhendën europiane, jemi duke i ndjekur nga afër”. Ai foli dhe për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve. “Çështja e dytë që kemi me Shqipërinë është përcaktimi i ZEE, siç dihet do të realizohet përmes Gjykatës Ndërkombët­are. Të dy palët jemi në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesim në Hagë. Siç e dini, në Shqipëri ka reagime të fuqishme të brendshme në lidhje me zhvillimet e fundit me zgjerimin e Jonit me 12 milje, nga Greqia, madje deklarata janë bërë edhe nga presidenti Ilir Meta dhe nga opozita, ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cenon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimi­t që duan të ushqejnë zërat kundër. Ky është kuadri i marrëdhëni­eve aktuale me Shqipërinë. Ka hapa të vështirë në aspektin teknik, këtu është vështirësi­a. Nuk kemi çështja pompoze, për deklarata apo foto karakteris­tika të hapave madhorë në marrëdhëni­et tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë më në fund se kalojmë në fazën tjetër”, - tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania