Gazeta Shqiptare

“Do të të vras”, kërcënohet me jetë në rrjetet sociale djali i të arrestuari­t Përparim Ademi, dorëzon kallëzimin në polici

Çifti i të rinjve: U kërcënuam nga tezet e dy viktimave, Diana dhe Shefikati Kristo Ademi dhe motra e viktimave flasin pas kërcënimit: Presim ndonjë bombë, jemi në rrezik!

-

Djali i Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani është kërcënuar pasditen e së mërkurës me jetë. Sipas burimeve të “News 24”, në telefonin e djalit Kristo Ademi i ka ardhur një mesazh kërcënues në rrjetet sociale nga një profil që i thoshte se do e vriste. Menjëherë 21vjeçari ka bërë kallëzim në komisariat­in nr. 2 dhe policia po punon për të identifiku­ar autorin e mesazhit kërcënues. Ditën e fundit të 2020, Përparim Ademi vrau dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat prej kohësh kishte lidhje, madje ka dyshime të forta se i shfrytëzon­te për prostituci­on kurse familjarët e motrave kanë dëshmuar se Ademi me motrat mund të kenë pasur rreth 10 fëmijë që i kanë trafikuar, kryesisht në Selanik të Greqisë. Ademi vetë ishte i martuar me një tjetër grua, që kishte dijeni dhe lidhje me dy motrat që përfunduan të vrara nga dora e 59vjeçarit pasi njëra prej tyre kishte një lidhje tjetër që Përparim Ademi nuk e dëshironte. Ndërkohë, djali i Përparim Ademit, Kristo, dhe e dashura e tij, Anxhela, e cila është njëherësh edhe motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, kanë folur sërish dje për krimin tronditës të mbrëmjes së 31 dhjetorit. Vetëm dy ditë më parë, Anxhela rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News24”, versionin e saj për vrasjen e dy motrave nga Përparim Ademi, dhe për këtë u kërcënua me jetë, së bashku me të dashurin, Kristo. Në një lidhje telefonike po për emisionin “Me zemër të hapur”, çifti i të rinjve tha se janë kërcënuar nga tezet e dy viktimave, Diana dhe

VRASJA E DYFISHTË

Ditën e fundit të vitit 2020, Përparim Ademi vrau dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat prej kohësh kishte lidhje, madje ka dyshime të forta se i shfrytëzon­te për prostituci­on kurse familjarët e motrave kanë dëshmuar se Ademi me motrat mund të kenë pasur rreth 10 fëmijë që i kanë trafikuar, kryesisht në Selanik të Greqisë. Ademi vetë ishte i martuar me një tjetër grua, që kishte dijeni dhe lidhje me dy motrat që përfunduan të vrara nga dora e 59- vjeçarit pasi njëra prej tyre kishte një lidhje tjetër që Përparim Ademi nuk e dëshironte.

E SHKUARA E VIKTIMAVE

Detaje të reja nga e shkuara e Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit. Mësohet se dy motrat kanë qenë të prangosura në Greqi. Sipas autoritete­ve helene, dy motrave u janë vënë prangat për veprat penale të kalimit të kufirit dhe prostituci­onit.

Ndërkohë që vetë Përparim Ademi rezulton i dënuar nga drejtësia greke si tutor i tyre. Gjithashtu, u bë me dije se së fundmi, dy motrat dhe Ademi kishin marrë dhe një shtëpi me qira në Kavala të Greqisë, një qytet rreth 3 orë larg pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë.

Shefikat, të cilat iu kanë thënë në telefon se “do ju vrasim, do ju shqyejmë”.

ANXHELA: Unë kam thënë vetëm të vërteta, nuk kam shpifur apo gënjyer. Unë kam thënë që motrat e mia, që nuk janë më në jetë, i kam dashur dhe do t’i dua. Dje në darkë më mori dy herë në telefon dhe më kërcënoi. Shefikatja gënjeu, sepse ishte bashkë me Dianën, kur më morën në telefon. Madje, edhe ajo hidhte fjalë, kur më morën në telefon. Edhe Kristo ka marrë 2- 3 mesazhe kërcënuese në telefon. Unë kam pasur kontakte vetëm me Dianën, që më mori në telefon dhe më tha pse kam folur. Unë dua të tregoj gjithë të vërtetën. Unë njihem edhe me Mimozën, e kam

njohur që ka qenë vajza e motrës sime, por nuk kam pasur kontakt me të. Mamaja e ka rrahur, nuk e ka mbajtur asnjëherë afër. E ka mohuar si fëmijë, nuk e di arsyen pse. Nuk e kanë vënë në atësinë e tyre dhe besoj për shkak të së ëmës, pasi nuk e ka dashur asnjëherë.

KRISTO: Jemi shumë të r re zikuar, deri dje dilnim, ndërsa tani nuk mund të dalim dot, sepse presim ndonjë bombë, ndonjë automatik. Unë bëj thirrje që Anxhelo Metani të kthehet këtu, sepse unë e kam vëlla. Dje më erdhi një telefonatë nga telefoni i tij, ku më doli Shefikati, që më tha se nëse telefonon dhe njëherë këtu, do të përfundosh pas hekurave. I

kërkova të nxirrte Anxhelon, por nuk e nxorën. Dua të bëhet testi i ADN i Anxhelo Metanit, të vërtetohet në është djalë i Përparim Ademit apo jo, se për këtë arsye ata nuk e lënë të vijë te ne. Anxhelo më dërgon vazhdimish­t mesazhe dhe kërkon erën time, të vëllait tim. Kishim një marrëdhëni­e shumë të mirë, ishim një familje. Më ka ardhur më keq për mamin tim, Kristinën dhe Zhanetën, sesa për babain tim, ai të rrijë aty ku është. E gjitha ka ndodhur për çështje xhelozie. Mimoza e ka derën të hapur, unë e kam motër. Ajo është dhunuar shumë, si nga e ëma, si nga tezja. Nuk e kanë dashur, nuk e kanë konsiderua­r si fëmijë asnjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania