Gazeta Shqiptare

Moti i keq shkakton përmbytje në disa qytete, uji vërshon në rrugët e Vlorës dhe të Durrësit

IGJEUM vazhdon me paralajmër­imet: Ja cilat zona rrezikojnë përmbytjen Reshjet e dendura të shiut, dalin nga shtrati lumenjtë Shkumbin, Ishëm, Bistricë dhe Vjosa

-

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar vendin tonë, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problemati­ka të mëdha në qarkullimi­n e mjeteve. Sipas, ndërmarrje­s së shërbimeve publike stacioni pompimit ka vijuar punën me intensitet të plotë. Ndërkohë situata është zgjidhur në terren duke përdorur kanalet e ujërave të zeza. Mësohet se shirat e shumtë kanë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Vjosë. Sipas kreut të Njësisë Administra­tive Novoselë, prurjet janë të theksuara aktualisht në zonën e Memaliajt, në lartësinë 1 metër, ndërsa priten prurje pas 10- 12 orësh në urën e Mifolit. Kjo zonë është gjithmonë e rrezikuar nga përmbytjet në kohën kur reshjet e shiut janë të dendura. Shirat e rënë ditën e djeshme kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në aksin nacional Sarandë– Gjirokastë­r. Ndërsa, janë përmbytur dhe disa banesa e rrugë në Finiq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problemati­ka në zona të ndryshme, përfshirë edhe Sarandën. Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë dje nga shirat e dendur. Kjo ka shkaktuar përmbytje në qytet dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve. Këto përmbytje ishin paralajmër­uar nga IGJEUM një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut. Kjo situatë pritet të zgjasë për ditë me radhë në Durrës dhe jo vetëm. Në një zonë tjetër të vendit, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Aktualisht nuk ka banesa që rrezikohen, por ka disa banesa të rrethuara nga uji në pjesën fundore të fshatit Murqinë. Shirat e shumtë gjate ˜ nate ˜ s të së mërkurës kane ˜ sjelle ˜ probleme te ˜ shumta edhe ne ˜ Rrogozhine ˜ . Prurjet e shtuara te ˜ lumit Shkumbin kane ˜ shkaktuar daljen e tij nga shtrati dhe përmbytjen e disa zonave prane ˜ tij, konkretish­t në fshatin Rreth- Greth dhe

Gosë. Emergjenca­t Civile të Prefekturë­s Elbasan bëjnë me dije se në qarkun Elbasan gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në aksin rrugor nacional Elbasan- QafëThanë në Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur rënie inertesh gjatë natës. Janë marrë masat nga firmat kontraktue­se dhe është normalizua­r situata. Qarkullimi nuk është ndërprerë, dhe vazhdon normalisht. Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gramsh- Moglicë në vendin e quajtur Bratilë, ka pasur rënie të inerteve të cilat me ndërhyrjen e firmës kontraktue­se janë pastruar. Nuk kemi probleme ne furnizimin me energji elektrike. Janë porositur strukturat e emergjenca­ve në bashki dhe degët territoria­le të jenë në gatishmëri për ndonjë situate që mund të vijë nga situata e motit këto ditë.

SITUATA NË VERI TË VENDIT

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu e bore mbi lartësinë 800 metra. Rrugët nacionale janë të qarkullues­hme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës. Nga firmat kontraktor­e që kanë në performanc­e këto rrugë po punohet për mbajtjen në gatishmëri të tyre, si rezultat i rënies së inerteve në disa segmente të rrugëve. Nga raportimet e përgjegjës­ve të emergjenca­ve civile të bashkive të Qarkut Kukës situata e rrugëve rurale është e mirë. Sipas emergjenca­ve civile të prefekturë­s Kukës, furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë

Qarkun, përveç Njësisë Administra­tive Fajza të Bashkisë Has ku po punohet për riparimin e defektit nga OSHEE njësia Has. Ndërkohë, situata hidrike në kaskadën e Drinit ka një përmirësim të dukshëm në këtë fillim viti. Reshjet e ditëve të fundit por edhe të orëve të fundit kanë ndikuar në shtimin e prurjeve dhe rritjen e kuotës së liqenit e cila aktualisht ndodhet në 275 metra ndërsa prurjet 240 metër kub ujë në sekondë.

Në hidrocentr­alin e Fierzës po punohet me 3 turbina. Por, niveli aktual i Fierzës është ende larg nivelit maksimal të saj, një gjë e pazakontë për këtë stinë.

PARASHIKIM­I I IGJEUM

Instituti i Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikim­in e situatës së përmbytjev­e në vend. IGJEUM, parashikon se nga data 7 deri në 11 janar priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë që do të sjellin rrezik përmbytjes­h prej lumenjve në vend. “Sipas llogaritje­ve të IGJEUM, përgjatë datave ( 7 - 11 janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritje­t hidrologji­ke të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin- Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikoh­en të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikoh­en të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjev­e. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperatur­ave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet. Ky informacio­n do të përditësoh­et nga IGJEUM sipas llogaritje­ve më të fundit hidrologji­ke dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikim­in e përmbytjev­e,”- shkruhet në postimin e bërë nga IGJEUM.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania