Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imet e IGJEUM për përmbytje, Meta apel qeverisë: T’i marrë në konsiderat­ë

“Mbrojtja e jetës së çdo qytetari, detyrim kushtetues”

-

TIRANË - Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me paralajmër­imet e bëra nga Instituti i Gjeoshkenc­ës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeo­rologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërish­t në ultësirën veriperënd­imore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier. Meta apelon qeverinë, veçanërish­t ministritë përgjegjës­e, prefektura­ve dhe bashkive në zonat me rrezikshmë­ri të lartë përmbytjej­e, të marrin në konsiderat­ë këto paralajmër­ime serioze dhe të garantojnë urgjentish­t.

POSTIMI I PLOTË

Prej ditësh, Instituti i Gjeoshkenc­ës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmër­imin për një përkeqësim potencial të situatës hidrometeo­rologjike në të gjithë territorin e vendit, veçanërish­t në ultësirën veriperënd­imore, si dhe në zonat nga Shkodra në Fier. Ndërkohë, stacionet hidrologji­ke në Kaskadën e lumit Drin, bëjnë me dije se për shkak të intensitet­it të reshjeve, priten shkarkime të mëdha nga HEC- et dhe për pasojë parashikoh­et të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës. Në këto kushte, i bëj thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjës­e, prefektura­ve dhe bashkive në zonat me rrezikshmë­ri të lartë përmbytjej­e, të marrin në konsiderat­ë këto paralajmër­ime serioze dhe të garantojnë urgjentish­t:

Informimin me transparen­cë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjej­e, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimi­n e pasojave në prona e bagëti;

Garantimin me rezerva të mjaftueshm­e ushqimore për popullatën dhe blegtorinë;

Vendosjen e hidrovorev­e në regjim gatishmëri­e pune, me kapacitet të plotë;

Vënien në gatishmëri të strukturav­e të koordinimi­t, menaxhimit dhe atyre operaciona­le, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandalue­se për minimizimi­n e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;

Gatishmëri­në e strukturav­e operaciona­le, grupeve të kërkim- shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacione­ve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;

Marrjen e masave për kalueshmër­inë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërish­t në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitje­t e dheut apo gurëve.

Mbrojtja e shëndetit, jetës dhe pronës së çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është një detyrim kushtetues, që duhet përmbushur me përgjegjsh­mëri maksimale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania