Gazeta Shqiptare

Operacioni “Shupenza”, arrestohet 39- vjeçari Mirdash Osmani, vodhi 8 makina në Tiranë

Në vitin 2014, porositi 3 vrasës me pagesë për ekzekutimi­n e një 20- vjeçari Policia: Ndërpriste energjinë elektrike në rrugë për të kryer bastisjet

-

TIRANË- Një 39- vjeçar nga Dibra ka përfund uar në prangat e policisë së kryeqyteti­t, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së 8 automjetev­e përgjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për Mirdash Osmanin, i cili u prangos gjatë operacioni­t të koduar “Shupenza”. Mësohet se policia ka zbardhur 8 raste të vjedhjes së këtyre makinave nga ana e 39vjeçarit. Më konkretish­t bëhet fjalë për disa vjedhje të regjistrua­ra në kryeqytet më 2 shkurt, 27 maj, 29 qershor, 18 gusht, 10 tetor, 16 tetor dhe 24 dhjetor. Po ashtu, Osmani tentoi vjedhjen e një tjetër automjeti në datën 5 janar të këtij viti. Nga provat e siguruara nga policia, ka rezultuar se ai studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi. Mirdash Osamani nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit. Sipas burimeve të “Shqiptarja. com, Mirdash Osmani ka porositur një vrasje, për arsye hakmarrjej­e. Në 10 nëntor 2014, ka porositur për të kryer vrasjen e një 20- vjeçari, dy persona të tjerë, vrasje kjo e mbetur në tentativë. Osmani njihet nga policia e Bulqizës pasi më herët është arrestuar për një plagosje, gjatë të cilës ka mbetur i plagosur edhe vetë. Ai ka qenë i arrestuar më parë, por ka mundur t’i shpëtoj drejtësisë.

Vepra penale e vjedhjes vijon të jetë një shqetësim i vazhdueshë­m për policinë. Përveç vjedhjes së automjetev­e, të cilat janë në fokus kryesor, nuk mbeten pas

HETIMET

Nga provat e siguruara ka rezultuar se ai studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete. Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi. Mirdash Osamani nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

edhe banesat, bizneset, apo biçikletat. Burime nga policia e Tiranës thonë se shifrat janë në ulje, por kjo e ndikuar vetëm për shkak të pandemisë dhe pranisë më të madhe të njerëzve nëpër banesa. Kryesisht, hajdutët e biçikletav­e kanë shënuar rritje, ndërsa në çdo ditë kalendarik­e mbërrijnë dhjetëra denoncime në polici. Në pjesën më të madhe të rasteve, theksojnë burimet, vjedhja bëhet me maska të thjeshta, duke përfituara sërish nga periudha e pandemisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t nga Komisariat­i i Policisë Nr. 4, operacioni policor “Shupenza”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjetev­e. Si rezultat i një pune profesiona­le dhe hetimore janë zbardhur dhe dokumentua­r 8 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të automjetev­e.

Vihet në pranga autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin autori shkonte në ven

din e ngjarjes për të kryer vjedhjet, mjetet që përdorte për realizimin e vjedhjeve, disa nga sendet e vjedhura nëpër automjete dhe 1 aparat celular.

Në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimi­n dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganiz­uar, falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, shërbimet e Komisariat­it Nr. 4 arrestuan në flagrancë gjatë operacioni­t policor të koduar “Shupenza”, shtetasin M. O., 39 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 8 rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje automjetes­h në qarkun e Tiranës, konkretish­t:

Tentativës për vjedhje të automjetit në pronësi të shtetasit F. P., ngjarje e ndodhur më datë 05.01.2021;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit R. H., ngjarje e ndodhur më datë

01.10.2020, në

“Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit O. F., ngjarje e ndodhur më datë 18.08.2020, në rrugën “Shefqet Kuka”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit D. G., ngjarje e ndodhur më datë 29.06.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit E. B., ngjarje e ndodhur më datë 27.05.2020, në rrugën “Muhamet Deliu”;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit A. V., ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2020, në rrugën e Dajtit;

Vjedhjes së automjetit në pronësi të shtetasit J. B., ngjarje e ndodhur më datë 24.12.2020, në rrugën “Fadil Deliu”. Gjithashtu, nga kontrollit i servisit të këtij shtetasi, në Shupenzë, Bulqizë, në bashkëpuni­m me policinë e Bulqizës, është gjetur dhe sekuestrua­r një automjet pa targa, i dyshuar në pronësi të shtetasit A. K., i vjedhur nga shtetasi M. O. më datë 16.10.2020, pjesë autom

jetesh dhe sende që përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete.

Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas, makinat e vjedhura i çmontonte për t’i shitur për pjesë këmbimi.

Vijon puna për dokumentim­in e vjedhjeve të tjera, në të cilat mund të jetë të implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania