Gazeta Shqiptare

1 vit nga vrasja e Kastriot Reçit, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në Rrëshen, plan masash sigurie

-

TIRANË – Dita e djeshme shënohet një vit nga vrasja me snajper në mes të qytetit e biznesmeni­t nga Rrësheni, Kastriot Reçi. Pavarësish­t hetimeve, Policia e Shtetit dhe prokuroria nuk kanë mundur që të zbulojnë ose së paku të bien në hapat e autorëve të vrasjes, edhe pse ‘ hit- mani’ kishte lënë shumë material pas. Burime për ‘ Ora’ bëjnë me dije se ekzekutimi i Kastriot Reçit, konsideroh­et nga ekspertët kriminalis­të si një krim i realizuar me logjistikë dhe precizion të lartë, duke marrë parasysh distancën e qitjes dhe shënjestrë­n perfekte që ka pasur autori. Megjithatë nuk ka qenë i pagabueshë­m pasi ka lënë pas një qese kikirikësh që kishte konsumuar teksa priste viktimën, disa bishta cigareje dhe një ambalazh çokollate. Por edhe pse të paktën tek bishti i cigares, ka pasur mjaftueshë­m “ADN”, asgjë nuk është zbuluar. Edhe pse dhjetëra persona janë shoqëruar dhe ballafaqua­r me provat, asnjë prej tyre nuk i përputhet përshkrimi­t. Mes tyre mësohet se kanë qenë edhe dy efektivë të forcave speciale RENEA, të cilët fillimisht u dyshuan se mund të kishin lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Pasi janë shoqëruar, të dyve u është marrë profil pështyme për ta krahasuar me atë të gjendur tek cigarja, por pa asnjë rezultat. Për të qenë 100% të sigurt, mostrat janë dërguar edhe tek homologët e Bashkimit Europian, por sërish asgjë. Për këtë ngjarje në polici, në muajin janar 2020, u shoqërua Preng Gjini, i cili në shtator të 2020 i shpëtoi një sasie të konsiderue­shme tritoli të vendosur poshtë mjetit të tij. Hasmëria mes dy fiseve Gjini dhe Reçi filloi në vitin 2016, dhe dyshohet se vijon të prodhojë viktima edhe sot. Së fundmi, në Rrëshen u vra Anton Keli, djali i hallës së vëllezërve Gjini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania