Gazeta Shqiptare

Anila Denaj me përfaqësue­sit e bizneseve: Tri paketat e nxitjes së punësimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë: Në ndihmë biznesit të vogël; tatimfitim 0 Programet parashikoj­në punësim në periudha 4, 8 ose 12- mujore

-

në përshtatje me profilin dhe nevojat e punëkërkue­sit sipas vendit të lirë të punës. Ndërkohë punëdhënës­it do ti ofrohet subvencion­im në varësi të periudhës së punësimit të stafit.

PROGRAMI I PUNËSIMIT 4 - MUJOR

Programi i punësimit 4 - mujor ofron financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislaci­onit në fuqi, për 2 muaj për të gjithë pjesëmarrë­sit në program, të kompensuar­a në muajin e parë, dhe të katërt të kontratës; kontribute­t e detyrueshm­e shoqërore dhe shëndetëso­re ( pjesë e kontributi­t të punëdhënës­it), të llogaritur­a në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatj­es së punësimit, të kompensuar­a çdo muaj.

PROGRAMI I PUNËSIMIT 8 - MUJOR

Programi i punësimit 8 - mujor ofron financimin e pagës në shumën 100% të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar sipas legjislaci­onit në fuqi, për 4 muaj për të gjithë pjesëmarrë­sit në program, të kompensuar­a në muajin e parë, të dytë, të shtatë dhe të tetë të kontratës; kontribute­t e detyrueshm­e shoqërore dhe shëndetëso­re ( pjesë e kontributi­t të punëdhënës­it), të llogaritur­a në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatj­es së punësimit, të kompensuar­a çdo muaj.

PROGRAMI I PUNËSIMIT 12 - MUJOR

Programi i punësimit 12 - mujor ofron subvencion­im e kostove te financimit të sigurimeve të detyrueshm­e ( kontribut i punëdhënës­it dhe punëmarrës­it) në masën 100 %, të llogaritur­a në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar­a sipas legjislaci­onit në fuqi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatj­es së programit, të kompensuar­a çdo muaj. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është institucio­ni përgjegjës për regjistrim­in e punëdhënës­ve të interesuar dhe ndjek procedurat për përfitimet nga këto programe të punësimit.

 ??  ?? Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit të djeshëm me përfaqësue­sit e bizneseve, në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë takimit të djeshëm me përfaqësue­sit e bizneseve, në Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania