Gazeta Shqiptare

Rriten testimet COVID- 19, 697 raste të reja brenda 24 orësh dhe 6 humbje jete

MSH: Rreth 24 mijë pacientë aktivë në të gjithë vendin

- Voltiza Duro

Rreth 24 mijë persona në vendin tonë janë të infektuar aktivë me koronaviru­s në vendin tonë, ndërkohë që 1223 qytetarë kanë humbur jetën në betejën me virusin e rrezikshëm. Brenda 24 orëve të fundit, numri I testimeve ditore është rritur në 3668 ku janë konfirmuar 697 të infektuar të rinj. "Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastë­r, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamzë, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastë­r, Himarë, Cërrik, Këlcyrë",bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. "Fatkeqësis­ht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",- thuhet në njoftimin e MSH- së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i bëri apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshm­e e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializu­ar spitalor në spitalet COVID",- apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania