Gazeta Shqiptare

ATP: Emrat e pronarëve që do të kompensohe­n, masa e shpërblimi­t

Kujdes, mos harroni dokumentac­ionin ditën që do të plotësoni kërkesën për kompensim "Procesi i pranimit të kërkesave fillon në 13 janar"

-

Prej datës 12 janar do të nisë pranimi i kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listën me emrat e pronarëve që duhet të kompensohe­n si dhe masën e kompensimi­t. Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 12.01.2021 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.

"ATP fton të gjithë subjektet e interesuar­a, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën: rruga ' Muhamet

Gjollesha', Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse", bën me dije ATP. Subjekti kërkues ( subjekti përfitues/ trashëgimt­ari ligjor/ përfaqësue­si me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentac­ionin e mëposhtëm: Kërkesën për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicio­n nga ATP; Dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. ( Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket së njëjtës pasuri të paluajtshm­e); Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar;

Fotokopjen e dokumentit të identifiki­mit; Mandatpage­sën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania