Gazeta Shqiptare

Granit Shala: Dua të sjell në Shqipëri titullin "Kampion bote"

Jeta mes sportit dhe politikës, njihuni me shqiptarin e suksesshëm "Politikën e kam detyrë morale ndaj atdheut"

-

Idashuruar me sportin, me pasionin e jashtëza konshëm për politikën Granit Shala rrëfehet për periudhën e vështirë për shkak të pandemisë Covid- 19, për aktivitete­t që i rrëmbejnë kohën, si dhe për dëshirën që ka për të sjellë një frymë tjetër në politikë. Shala tregon të thënat dhe të pathënat e një bote, të cilën njerëzit jashtë saj e shohin si të ndritshme dhe të lehtë për të depërtuar.

Granit, emri yt nuk është pak i dëgjuar në fushën e sportit, por ka mungesë në aktivitet. Cila është arsyeja?

Është shumë e vërtetë. Me zemër kam qenë gjithmonë tek sporti, por ajo që më ka stopuar pak janë aktivitet e mia në politikë dhe biznes.

Këtë vit që sapo ka hyrë ke vendosur t'i rikthehesh përsëri sportit. Na trego pak për përgatitje­t.

Për momentin jam duke u stërvitur çdo ditë për përgatitje­t e ndeshjeve të ardhshme. Më duhet të bie nga kilogramët. Para një muaji peshoja 82 kg, ndërkohë që jam i detyruar të dobësohem deri në 66 kg dhe kjo pjesë kërkon shumë punë dhe vullnet.

Si e përjetove periudhën e pandemisë. Të solli vështirësi në fushat ku merr pjesë?

Viti që shkoi ishte një sfidë e madhe jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë njerëzit në botë. Ajo që ka rëndësi dhe më e rëndësishm­ja është shëndeti, të tjerat rregullohe­n.

Cëfarë të lidh kaq me sportin dhe konkretish­t me boksin?

Boksin e kam pasion dhe kam shumë vite që merrem. Disa njerëz mendojnë se duhet të jesh i fortë, por nuk është kjo arsyeja. Unë përveçse e kam pasion e shikoj edhe si art. Me këtë lloj sporti arrin të prezantosh dhe vendin tënd.

Disa ditë më parë Khabib Nurmagomed­ov fitoi titullin botëror në Arte Marciale për të disatën herë, por edhe hoqi dorë përfundimi­sht nga ndeshjet. Si e shikon ti me syrin e një profesioni­sti vendimin e tij?

Ishte një zgjedhje e mirë, pasi Khabib Nurmagomed­ov ishte në kulmin e suksesit dhe do të mbahet mend përgjithmo­në.

Cila është ëndrra jote më e madhe që ka mbetur ende në sirtarë

Kam shumë ëndrra, por nëse flasim për sportin, dëshira ime e madhe është që të sjell në trojet shqiptare titullin "Kampionat Bote."

Ndërkohë je aktiv edhe në politike. Çfarë të rejash kemi nga kjo fushë?

Politika shqiptare nuk ka vetëm sfida, por, njëkohësis­ht është edhe e bukur në momentin që kontribon për atdheun tënd.

Çfarë e lidh një boksier me politikën?

Politikën e kam si detyrë morale ndaj atdheut tim... Mundohem të sjell risi në lidhje me sportin.

Çfarë mund të ndryshoj në politikë një njeri i artit dhe sportit?

Siç e përmenda dhe pak më lart, eksperienc­a shumëvjeça­re në sport më jep mundësinë të sjell gjëra të reja dhe të domosdoshm­e për vendin tim nga arenat ndërkombët­are.

Biznesmen, artist, sportist dhe politikan. Ku e gjen veten më shumëë

Në boks, pasi kam shumë vite që merrem.

Ti je baba i dy vajzave. Si ndihen ato kur babai i tyre është në qendër të vëmendjes?

Besoj se ndihen krenare.... Por, ende nuk kanë parë asgjë, pasi në një të ardhme premtoj më shumë.

Çfarë dëshiron të bëhen kur të rriten apo do ti lësh të zgjedhin vetë?

Dëshira ime është që të ndjekin studimet. Përzgjedhj­a është në dorën e tyre.

Patriotizm­i yt vërehet kudo: në postime, por edhe në vepra. Cila është ajo grimcë që të ngacmon dhe të ben kaq patriot?

Allahu ka vendosur që të jemi shqiptar. Kjo është një dhuratë nga Zoti dhe nuk ka gjë më të bukur sesa ajo që të dhuron i gjithëpush­tetshmi.

Si do e mbyllim këtë intervistë?

Së pari, faleminder­it për këtë intervistë kaq të bukur. Do ta mbyll me një këshillë për të gjithë sportistët: "Asgjë nuk vjen nga qielli, vetëm me punë arrihet sukses!"

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania