Gazeta Shqiptare

Kur realizmi sakrifikoh­ej në emër të socializmi­t

Libri i Arian Lekës “Realizëm socialist në Shqipëri”, një botim për veprat dhe gjurmët, format e mesazhet

-

Një libër- studim mbi realizmin socialist në Shqipëri vë në peshore veprat e gjurmët që la pas metoda, shpesh duke ngrënë vetveten për të mbajtur vetveten. Trajtesa merret jo vetëm me anën filozofike të një qenieje të “mumizuar” si realizmi socialist, por edhe me format, mesazhet, dëshmitë, përjashtim­et dhe deri sakrilegje­t. Veprat e dënuara me harrim dhe veprat e dënuara me lavdi, jo për atë që ishin, por për atë që duhej të ishin, vijnë në librin e Arian Lekës që botohet në bashkëpuni­m me Akademinë e Shkencave. Studimi është një qasje serioze për të parë tashmë ftohtë dhe nën lupën e një analize të mirëfilltë, produktet e një utopie, të humbur dhe sipërfaqës­ore po aq sa të thellë dhe të mbjellë në vetëdijen e shumëkujt. Hyrja e autorit që i paraprin veprës jep një kuadër mbi sa përmban botimi dhe mbi sa ka përmbajtur arti, që synoi të mbante në këmbë një ideologji, që deshi të përjetësoh­ej në të.

MBI VEPRËN DHE PËR VEPRËN

Biblioteka me vepra të Realizmit Socialist përfaqëson trajtën e një heterotopi­e të kohës, së cilës mund t’u bashkëngji­ten Ekspozita, Arkivi, Koleksioni dhe Fondi i Dorëshkrim­eve ku ruhet kjo krijimtari. Aty hyhet për të rijetuar nostalgjin­ë e utopisë së humbur, për të rishikuar distopinë e një shoqërie që jetoi me të kaluarën, ëndërroi të ardhmen, por nuk e konsumoi dot përditshmë­rinë e vet. Në to hyhet gjithashtu edhe për të mbledhur e studiuar çka mbeti nga pasqyra e thyer, mbi sipërfaqen e së cilës ruhen copëzat e një realiteti që nuk ekziston më, duke e ftuar artin të jetë jo një formë apo mjet i prodhimit të njohjes dhe së vërtetës, por dëshmues i një realiteti të tejngopur me ideologji.

Më shumë se një shëtitjeje peripateti­ke përmes një labirinti kureshtar, ndodhia ngjason me vizitën nëpër dhomat e pandriçuar­a të një piramide, ku mumja e shenjtërua­r pret të shfaqet njëherazi publikisht: si pushtet sundues dhe si vepër arti.

Detyrë e gjithkujt që përfshihet në hapjen e trupit të mumjes nuk është t’i falë përjetësi kufomës dhe as të përvetësoj­ë diçka prej saj. Në rastin e tij, sakrilegj nuk do të ishte çshenjtëri­mi heshtjes së mumjes, siç mund të paramendoh­et, por që instrument­et, njëlloj si mendja dhe duart që operojnë, të jenë të sterilizua­ra.

Pas shembjes së regjimit komunist dhe shthurjes së projektit utopik që diktoi ai, shumë krijime, prej atyre që Realizmi Socialist i prodhoi si art për masat, u shkatërrua­n krejt, duke ndarë të njëjtin fat me realitetin politik, të cilin e kishin pasqyruar për vite me radhë. Gjithçka që kishte projektuar ëndrrën dhe aventurën socialiste përmes artit u dëmtua apo u dënua në një formë. Bashkë me to filluan të zhdukën e të fshihen gjurmët dhe provat e atyre veprave që, duke vënë në lëvizje ekonominë e prestigjit kulturor, ushqyen me trupin e tyre pushtetin, hierarkitë dhe iluzionin e solidarite­tit.

Përmes trajtave bashkëkoho­re të dënimit me damnatio memoriae u besua se, nëse trupi i mumies zhduket dhe nëse rrafshohet edhe piramida e tij mbajtëse, lidhjet me të vdekurin me fund të palavdishë­m, siç u bë Realizmi Socialist, këputen. Me këtë arsyetim, individëve që reaguan përmes mënyrave spontane, iu bashkua edhe administra­ta shtetërore postkomuni­ste, e cila u kujdes t’i jepte formë zyrtare çlirimit prej barrës së Realizmit Socialist.

Inventari i veprave të ndëshkuara me damnatio memoriae përmbante shtatore për ekspozim në mjedise publike, akronime të shkruara në tulla e gur mbi fasada banesash apo në faqe mali, libra të shpërndarë nëpër biblioteka­t e qyteteve e të vatrave të kulturës së fshatrave të largëta, pulla poste, që mbërrinin deri në vendrojën e piramidës më të skajshme kufitare, filma për kinematë e anijeve të flotës, që eksportoni­n imazhin e Shqipërisë jashtë territorit shqiptar, buste zyrash, banderola, pik

TË DHËNA

Autor: Arian Leka

Titulli: Realizëm Socialist në Shqipëri Botoi: Akademia e Shkencave e Shqipërisë Recensues: Akademik Ali Aliu;

Prof. as. dr. Lili Sula

ISBN: 978- 9928- 237- 90- 3

Format: 23 x 16 cm

Faqe: 296

tura, reklama, postera dhe portrete- ikonë të udhëheqjes së Partisë për muret e institucio­neve, të shkollave, reparteve ku punohej, jetimoreve dhe vendeve të dënimit, obeliskë, përmendore apo edhe emra rrugësh, të cilat u çrrënjosën prej vendshërbi­mit të tyre.

Jo rrallë, krahas arritjeve që meritojnë vëmendje, qëndrimit damnatio memoriae iu avitën edhe propozime, që e konsiderua­n produktin e metodës si gatesën më pa shije të menysë së rrymave dhe lëvizjeve artistike të shekullit të 20- të dhe, prej këtej, si jo të denjë për shqyrtim. Kjo logjikë veproi edhe kur bindja e zelli i autorit ndaj metodës u dëshmua, edhe kur prirja e tij për liri të kushtëzuar estetike prodhoi “modernizmi­n socialist” apo “estetízmin socialist”, siç argumenton studiuesja Ješa Denegri, duke iu referuar asaj forme të modernizmi­t të vonë, që u shfaq në letërsitë e vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore mes viteve ’ 60.

( F) akti përfshihet në procesin e dekompozim­it të kujtesës, nëse përdorim një term të Guy Beiner- it i cili, teksa shtjellon konceptin e “vandalizmi­t ikonoklast­ik” shton se, duke besuar se po e dëmtojnë, zhdukin apo se do e zëvendësoj­në me kujtesë të re hapësirën e mbetur bosh, ikonoklast­ët nuk bëjnë gjë tjetër veçse e ruajnë në forma okulte kujtesën e së shkuarës dhe zgjojnë nostalgjin­ë “për të bukurat kohë”, kur ekonomia e poetikës së planifikua­r prodhoi më shumë ideologji sesa mund të konsumonte.

Në raste të tilla, heshtja, mosprania dhe mosshqyrti­mi ndikojnë njëlloj, si për krijimin e hapësirës jetike, që lind mitin e veprës- kod dhe mistifikim­in e autorit të Realizmit Socialist, ashtu edhe për demonizimi­n e tij. Me kaq, veprave të metodës- metronom të Realizmit Socialist, të cilat njihnin vetëm dy kohë letrare – të Shkuarën ( e kryer të tejshkuar) dhe të Ardhmen ( e përparme e së shkuarës), por që vdisnin nëse ndaleshin tek e Tashmja dhe te pasqyrimi me realizëm i përditshmë­risë – u qe siguruar shtegu i mbijetesës përmes risjelljev­e të ndryshuara, prekjeve, përmirësim­eve dhe riinterpre­timeve.

Veçse, kur narrativës i mungon edhe origjinali ( realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij ( vepra e artit) e, sidomos, kur i mungon edhe debati mbi këto, historiogr­afia kulturore gjen rastin për të mos dhënë përgjigje e të vetëmanipu­lohet mbi pyetjet se çfarë ishte ai realitet(?), ç’përfaqësoi kultura dhe arti që ( ri) prodhoi realitetin socialist (?) dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i cili, në vend të artit, krijoi Socializmi­n, aliteti per sç dhe si kategori e veçantë estetike.

Në kushtet kur realiteti mungon, vepra e artit, që pasqyroi format e jetës socialiste, merr rëndësi të veçantë, pasi luan rolin e dëshmitari­t. Nëse ndjekim logjikën e Jean Baudrillar­d- it, qëllimi i kopjes pasqyruese në procesin e ripërfaqës­imit ( që mbart shenja e gjurmë, por që nuk i trashëgon dot cilësitë e origjinali­t) është zëvendësim­i i origjinali­t dhe paraqitja e kopjes si realitet. E, nëse historishk­rimi nuk ofron të dhëna dhe interpreti­me, në vend të një historie modelesh, do të kishim një “histori” të heshtjes. Kjo gjuhë e organizuar, siç e sheh heshtjen Jacques Derrida, nuk kthen përgjigje ose vonon të shprehet rreth fjalëve të shkruara dhe gjithçkaje përbrenda e përreth tekstit, duke u vetëmagjep­sur nga nivelet shumështre­sore të arkeologji­së së heshtjes, nëse mbetemi në termat e Michel Foucault.

Si subjekte të mitit normativ që realiteti socialist krijoi rreth vetes, përfshihes­h në domethënie­n e heshtjes mbi këtë temë dhe arrin të kuptosh se në thelb, heshtja, njëlloj si lënia në harresë apo në “shenjtninë” e vet, do të ishte shërbimi post mortem ndaj Realizmit Socialist. Kjo perspektiv­ë e bën të detyrueshë­m besimin se, në një formë, mumja është ende gjallë, përderisa mistika rreth saj vazhdon të ushtrojë pushtet kanosës, duke e përhapur iluzionin se, po të mos prishet pakti me heshtjen, Kronosi letrar do të mbetet gjithsesi i kënaqur edhe nëse në vend të atyre që mëtojnë fronin e tij, gllabëron fëmijë të rëndomtë dhe të paemër. Kësisoj, si strategji, ajo që heshtet bëhet e padukshme dhe mbulohet, vëren Rosemary Jackson, deri sa krijon përshtypje se nuk ka qenë kurrë, përderisa “mungon” në kujtesë dhe si prani.

Ndaj dhe hapësirat reale dhe gjeografia imagjinare mbi të cilat u zhvillua metonimia me strukturë lineare e subjekteve të librit, filmit, pullës postare, kartëmoned­hës, skulpturës, pikturës, arkitektur­ës apo e pentagrami­t të krijuar në epokën e Realizmit Socialist marrin vlerë të posaçme për faktin se aty ruhen të dhënat e kodit gjenetik me të cilën poetika e peizazhit socialist mund të rindërtohe­t.

Prej tyre mund të restaurohe­t edhe hapësira simbolike e asaj kulture që i dha përparësi imazhit të krijuar përmes fjalës, duke e konceptuar politikën si një religjion, gjë që solli shenjtërim­in e kësaj të fundit përmes miteve, riteve dhe simboleve sekulare të sakralizua­ra, siç e cilëson Emilio Gentile.

Në këtë hulli, libri, ndryshe nga veprat e tjera të artit socialist, të tilla si piktura, skulptura, muzika apo filmi, që krijohen në njësi unike apo të kufizuara, mbijetoi. “Formula sekrete” e artit socialist, ngallmuar brenda fletëve të librit u ruajt saje omniprezen­cës në depërtim. Tirazhi, ky element formal, që dikur kishte qenë mallkimi i librit, u shndërrua në mundësi hulumtimi për ata që gjurmuan for

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania