Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Bardhyl Londos: Takimi i Dritëroit me gruan e djalin rus

-

Gjëmonte kënga dhe vallja. Dritëroi bashkohej herë me një grup, herë me një tjetër sikur ishte në Devoll jo në Urale.

Udhëtimin tjetër e bëmë në Petersburg. Sapo i ishte ndërruar emri me referendum nga Leningrad në Petersburg. Udhëtimin tjetër e bëmë në Petersburg. Sapo i ishte ndërruar emri me referendum nga Leningrad në Peterburg. Në stacionin e trenit doli na priti djali i Dritëroit me të vëllanë por me baba tjetër. Djali i Dritëroit m’u duk tamam si devolli. Për fat të keq mbante mend vetëm dy fjalë shqip: “djathë” dhe “Xhexhe”, nëna e Dritëroit. Në stacion të trenit doli na priti djali i Driteroit me të vëllanë por me baba tjetër. Djali i Dritëroit m’u duk tamam si devolli. Për fat të keq mbante mend vetëm dy fjalë shqip: djathë dhe xhexhe, nëna e Dritëroit.

Një mbrëmje më thotë Dritëroi: “Do shkojmë në një darkë. Do vish ti?” “Po ne për këtë kemi ardhur, - i thashë. - Po ku do shkojmë?” “Te gruaja ime”, tha ( nuk thoshte kurrë tek ish- gruaja). Mua sikur më ra tavani në kokë. “Po unë çfarë të bëj, - i thashë, - të vij krushk?” Një mbrëmje më thotë Driteroi: do shkojmë në një darkë, do vish ti? Po ne për këtë kemi ardhur, i thashë. Po ku do shkojmë? Tek gruaja ime tha ( nuk thoshte kurrë tek ish gruaja). Mua sikur më ra tavani në kokë. Po une çfarë të bëj i thashë, të vij krushk?

Ishte vërtet një pamje e pakonceptu­eshme për ne shqiptarët: Nina ( kështu quhej gruaja e Dritëroit) në mes, nga njëra anë Dritëroi, nga ana tjetër burri aktual. Muhabeti vazhdonte për shtatë palë qejfe. Natyrisht, gjithçka e drejtonte Dritëroi. Burri aktual vetëm dëgjonte. Papritur Nina i drejtohet Dritëroit. “Tani, meqë erdhe, rri këtu”, i tha. “Po si të rri, - i tha Dritëroi, - në Tiranë kam familjen”. “Po pse, këtu çfarë ke, - i tha Nina, - këtë nuk e ke djalë, mua nuk më ke grua?” Ishte vërtetë një pamje e pakonceptu­eshme për ne shqiptarët: Nina, kështu quhej gruaja e Driteroit në mes, nga njëra anë Driteroi, nga ana tjetër burri aktual. Muhabeti vazhdonte për shtatë palë qejfe. Natyrisht gjithçka e drejtonte Dritëroi. Burri aktual vetëm dëgjonte. Papritur Nina i drejtohet Dritëroit: tani meqë erdhe rri këtu, i tha. Po si të rri, i tha Dritëroi, në Tiranë kam familjen. Po pse këtu çfarë ke, i tha Nina, këtë nuk e ke djalë, mua nuk më ke grua?

Burri aktual vetëm dëgjonte. Burri aktual vetëm dëgjonte.

Në 70- vjetorin e Dritëroit në “Top Channel” unë desha ta tregoja këtë ngjarje, por druhesha nga Sadija, së cilës i kisha treguar gjithçka sapo zbritëm në Rinas, meqë më pyeti “A e takoi Dritëroi Ninën? Tregoje”, tha ajo. Për formalitet, megjithëse e dija përgjigjen, i thashë edhe Dritëroit. “Po ti, - më tha, - po nuk tregove këtë, çfarë do tregosh tjetër?”. Në 70 vjetorin e Driteroi në Topchannel unë desha të tregoj këtë ngjarje por druhesha nga Sadija të cilës i kisha treguar gjithçka sapo zbritëm në Rinas, meqë më pyeti a e takoi Dritëroi Ninën. Tregojë,, tha ajo. Për formalitet, megjithëse e dija përgjigjen, i thashë dhe Dritëroit. Po ti, më tha, po nuk tregove këtë, çfarë do tregosh tjetër?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania