Gazeta Shqiptare

Shqipëria po qan teksa bijtë e saj po i ikin

-

qeveria socialiste e asaj kohe ishte e zhytur në krim e korrupsion, besuan në kartën e moralit dhe i dhanë Berishës atë që edhe mund të mos imagjinohe­j disa vjet më parë, të drejtën për t’u rikthyer edhe një herë në pushtet. Ishte po ky zë, që foli politikish­t, duke i dhënë mandatin e bashkësisë së Tiranës për tri herë resht Edi Ramës, e pastaj kërkoi të provojë një figurë të re politike, asokohe shpresëngj­allëse. E së fundi, foli në zërin e 1 milion votave që rrëzuan Berishën dhe i hapën rrugë një fryme të re asokohe, atë të Rilindjes. Po sot, çfarë ka mbetur nga gjithë ajo masakër e iluzioneve të Rilindjes? Zhgënjim dhe ikje. Ndoshta pikërisht, për këtë arsye ata po ikin, sepse kanë folur ashtu siç flitet, me votë, e Shqipëria dhe politika e saj ua ka marrë frymën, ua ka shuar zërin, ua ka nxirë jetën. I kam parë sytë e trishtë të një “mërgimtari” të sapolargua­r teksa më thoshte: “Shqipëria, druaj se nuk ka më nevojë për ne, misioni ynë, misioni i brezit të viteve ‘ 90, kam frikë se ka përfunduar, ky vend nuk na ndihmoi e nuk na dha asgjë nga sa ne i dhamë, nuk na deshi aq shumë sa ne e deshëm. Tani na duhet të mendojmë për shpirtin tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë”. E teksa ata shkojnë e përsëri do të shkojnë, gjithkujt duhet t’i buçasë në vesh trishtimi i tyre tek flasin, heshtja e tyre tek qajnë e mallëngjeh­en. E ardhmja e tyre, pa dyshim që do të jetë më e mirë, ndoshta dhe e shkëlqyer, po për jetën e atyre që do të mbesin në këtë vend, po për fëmijët e të rinjtë e këtij vendi, ç’të ardhme vallë do të ketë? Por edhe duke ikur, ata po flasin, edhe duke ikur heshtja e tyre flet më shumë sesa të gjithë ne që kemi ngelur në këtë vend. Mbetet detyrë urgjente e politikës ta kuptojë e ta dëgjojë, por edhe e gjithë popullit. Perikliu, kryetari i madh i Athinës, teksa mblidhte një ditë popullin rreth atyre që kishin mbetur nga lufta e Peloponezi­t, me një zë të përmallshë­m pati britur: “Ky vit e bjerri pranverën e vet…”. Duke e ndjerë thellë gjëmën e dhimbjes së tyre, më jepet me ofshajtë edhe unë kështu: “Shqipëria po e bjerr pranverën e së ardhmes së saj”. Vetëm se duhet t’ia vërë mendjes mirë populli kësaj gjendjeje, se me bjerrë pranverën e fuqive të veta është shuplaka më e rëndë që ai mund t’i bëjë një shteti, një vendi, duke i sjellë ndërkaq më të rrezikshmi­n varfërim. Kurse, ndaj ju të gjithëve që keni për detyrë kujdesin dhe drejtimin e këtij kombi, do të doja t’iu ulërija: “Përmbushen­i deri në fund detyrën tuaj, duke e ruajtur këtë popull prej trandjes së emigrimit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania