Gazeta Shqiptare

Sfida dhe jubile diplomatik­ë 2021

-

mbi të ardhmen e NATO- s 2030. Bashkë me SHBA- të, ajo do të angazhohet për parandalim­in dhe shuarjen e konfliktev­e të njohura të brendshme, forcimin e karakterit politik dhe zgjerimin e rolit të saj global dhe në Azi e Paqësor. NATO do t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe riformatiz­imit të marrëdhëni­eve me Rusinë, nëpërmjet dy “D”- ve – Dekurajimi­t & Dialogut, me Kinën etj.

Ballkani Perëndimor, sidomos Kosova, që më 14 shkurt do të shkojë sërish në zgjedhje, ka të drejtë të shpresojë shumë nga Presidenti i ri amerikan, NATO dhe BE- ja në përballimi­n e të paktën 10 sfidave të njohura e të vështira. Lidhur me bashkëpuni­min rajonal, dihen tashmë arritjet, sfidat dhe problemet. Duket sheshit se pengesë dhe “mollë sherri” përbën Minishenge­ni. Në shumë shkrime është argumentua­r përse ai është i panevojshë­m, si mbivendosj­e mbi nisma të tjera dhe me pikëpyetje lidhur me synimet e shumëfisht­a serbe. Nuk e kuptojmë përse do harxhuar kohë dhe energji për një nismë që dihet se si dhe pse lindi, kur vetë BE- ja as që e përmend. Ja, shihni materialet e Samitit BEBallkani Perëndimor në Sofje më 10 nëntor, ku fjala “Mini- shengen” nuk ekziston. Në vend të tij është Tregu i Përbashkët Ballkanik dhe Zona Ekonomike Rajonale, ku do të alokohen 9 miliardë euro nga BE- ja e plot investime të tjera. Dhe përmendja e tij më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë ishte aksidental­e, pa kurrfarë legjitimit­eti, një “kokoshkë zgjedhore” dhe shpërblim për Beogradin; por që në Prishtinë e në Tiranë, veç qeverisë kudo vështirë të “gëlltitet”. Sidomos tani që liderët e UÇK- së janë në Hagë. Besojmë se ky dokument, i bërë ashtu në vrap e sipër do të rishihet, plotësohet dhe kthehet në marrëveshj­e politike tërësore. Natyrisht, nuk ka gjë të keqe nëse synohet të akomodohen pozicionet e të gjitha palëve në rajon; vetëm se kjo pa u prishur me Kosovën për hatër të Serbisë, siç ka ndodhur këto 7 vitet e fundit. Apo kur ndaj Beogradit dhe Vuçiç Kryeminist­ri ynë tregohet politikish­t “kind dhe polite” ndaj “zullumeve” të tyre. Kur vetë BE- ja vendosi të mos rifillojë negociatat për shkak të glorifikim­it të kriminelev­e të luftës nga Serbia.

Ndërkohë, politika e jashtme dhe diplomacia jonë hynë më 2021 pas suksesit diplomatik të kryesimit për herë të parë të OSBE- së. Me Greqinë u arrit të shtyhet çështja e detit, duke e transferua­r atë në Hagë kush e di se kur; por tani për tani ajo nuk është “patate e nxehtë”. Gjithsesi, mbetet shumë punë për të bërë. Azili dhe në kushtet e pandemisë, ndonëse disi i zbutur përbën shqetësim të madh e të shumëfisht­ë, kur qeveria pothuajse është dorëzuar krahas dukurive të tjera të njohura negative. Lajm i mirë është se pas dy vitesh “me dy Kamberë në një derë” në diplomacin­ë tonë, 2021- shi filloi mbarë me kryediplom­aten e re znj. Xhaçka, me profil të theksuar politik.

Edhe gjatë këtij viti do të na rrijë “si çekan te koka” çelja e negociatav­e me BE- në, të cilat u shtynë për mosplotësi­min e kushteve nga ana jonë. Urojmë ta realizojmë këtë objektiv në qershor; që të paktën të kemi një “ngushëllim” kur të përkujtojm­ë disa jubile tingëllues që lidhen me to – 15- vjetori i nënshkrimi­t të Marrëveshj­es së

Stabilizim- Asocimit; 30- vjetori i vendosjes së marrëdhëni­eve diplomatik­e me BE- në, anëtarësim­it në OSBE, Bankën Botërore, FMN e kështu me radhë.

Ndonëse këtë sfidë madhore do ta shtjellojm­ë në shkrimin e ardhshëm, paraprakis­ht do theksuar se çelja e negociatav­e do të jetë në varësi të kryetemës së dytë madhore, e cila ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracin­ë. Ndaj, rëndësi më të madhe nuk ka se kush do të fitojë, por respektimi i standardev­e të njohura për zgjedhje të lira e të ndershme si “Thembra e Akilit” e demokracis­ë 30- vjeçare. Këtë apel japin dhe jubiletë zgjedhorë. Më 31 mars mbushen 30 vjet nga zgjedhjet e para pluraliste, që së bashku me ato të 22 marsit 1992 mbeten ende më të mirat. Sepse paskëtaj, ato u njollosën me turp nga të dyja krahët e politikës. 25 vite më parë nga farsa dhe masakra zgjedhore e 26- 28 majit 1996; ndërsa para 20 viteve nga “Dushku zgjedhor” 2001. Kësisoj, zgjedhjet e 25 prillit mbartin një përgjegjës­i të madhe historike, për të bindur komuniteti­n ndërkombët­ar se “kemi vënë mend”.

Së fundi, gjatë vitit 2021 do të intensifik­ohen demarshet tona diplomatik­e për një vend jo të përhershëm në KS të OKB- së ( 20222024) dhe në drejtime të tjera të politikës së jashtme. Gjithsesi, epiqendra e kujdesit mbetet politika dhe besueshmër­ia brenda vendit. Nuk mund të bëhesh dot arbitër për “ndeshjet jashtë” kur i ke “punët lëmsh brenda shtëpisë”. Siç thotë ish- kryeminist­ri emblematik britanik William E. Gladstone, “parimi i parë në politikën e jashtme është: mirëqeveri­sje e brendshme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania