Gazeta Shqiptare

‘ Marrëdhëni­a strategjik­e Shqipëri- Greqi’, Rama në shtëpinë e Mitsotakis

“Bëmë një bilanc të raporteve mes dy vendeve dhe problemati­kave rajonale”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama sapo mbylli një vizitë dy ditore në Turqi, dje pati një tjetër axhendë në Athinë. Në axhendën e vizitës jozyrtare të Edi Ramës dje ishte një takimin me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe një drekë pune me homologun Kyriakos Mitsotakis. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh falënderue­s ndaj homologut grek Kyriakos Mitsotakis, pas takimit të zhvilluar në shtëpinë e tij në Athinë, që sipas tij i la një shije të shkëlqyer për mikëpritje­n. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se mes tij dhe Mitsotakis- it është diskutuar për situatën e krijuar nga koronaviru­si, marrëdhëni­et mes dy vendeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë raport. “Falënderue­s për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeminist­rit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhëni­es mes dy vendeve tona dhe problemati­kave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë marrëdhëni­e strategjik­e”,- shkruan Rama. Kryeminist­ri fillimisht u prit nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe më pas dreka në shtëpinë e homologut grek Kyriakos Mitsotakis janë mbyllur. Duke shpërndarë disa foto nga takimi, Dendias zbuloi se kanë diskutuar për marrëdhëni­et bilaterale mes dy vendeve, perspektiv­ën e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale. Në përfundim të takimit kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, shefi i diplomacis­ë greke, bëri me dije në rrjetet sociale se me Edi Ramën bisedoi për tre çështje: marrëdhëni­et mes dy vendeve, e ardhmja Europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Në njoftimin e Nikos Dendias nuk specifikoh­et nëse në bisedën për zhvillimet në rajon, kryetemë ishin diferencat ose jo që ndajnë dy vendet për përcaktimi­n e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë para shqyrtimit nga gjykata ndërkombët­are të drejtësisë në Hagë. As në njoftimin e bërë nga vetë kreu i qeverisë, kjo si çështje nuk renditet në arsyet që çuan Edi Ramën në vizitën informale në Greqi, pas takimit zyrtar me presidenti­n e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zbardhi detaje nga takimi me kryeminist­rin Edi Rama në Athinë. Më 20 tetor, Shqipëria pranoi propozimin grek për të referuar në Gjykatën e Hagës çështjen e përcaktimi­t të zonave detare në detin Jon, në rast se negociatat dypalëshe nuk do të kishin sukses. Por mediat greke shkruajnë se marrëveshj­a ka provokuar një reagim të ashpër nga Ankaraja, pasi Rama ka pranuar publikisht të drejtën e Greqisë për të zgjatur vijën bregdetare në 12 milje. Po ashtu Dendias bën të ditur se edhe çështja e pandemisë u diskutua, gjithashtu, në takim. Duke qenë se vendi ynë ka mundësi të kufizuara për t’u furnizuar me vaksina për shkak se nuk jemi pjesë e BE, teksa kujton se mijëra shtetas shqiptarë jetojnë në Greqi dhe shpesh lëvizin në Shqipëri për periudha të shkurtra kohore, Dendias konfirmon se Greqia ka në qendër të saj promovimin e kuotës që do të vendoset së shpejti në nivelin evropian, për vendet fqinje,

DREKA

“Për një drekë pune me kryeminist­rin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimi­n e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID- 19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve strategjik­e mes dy vendeve, bashkëpuni­min rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë”, - shkruan kryeminist­ri Rama. kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Në harkun e katër muajve, jo zyrtarisht Edi Rama takohet dy herë me Kyriakos Mitsotakis. Nëse në të parin, dy drejtuesit u dakordësua­n që kufiri detar mes dy vendeve të gjykohet nga drejtësia ndërkombët­are, në të dytin, Kyriakos Mitsotakis e pret homologun e tij pas dekretit presidenci­al për t’u shtrirë me 12 milje në detin Jon. Për këtë vendim të shtetit fqinj Edi Rama është deklaruar se Greqia është në të drejtën e saj bazuar në Konventën e të Drejtës së Detit ashtu siç edhe Shqipëria veproi me Italinë në 1990.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania