Gazeta Shqiptare

Anëtarësim­i, Xhaçka- Varhelyi: Shpresojmë që brenda vitit të miratohet korniza negociuese

-

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka priti dje ambasadori­n Luigi Soreca më të cilin diskutoi për integrimin në BE. “Shkëmbim konstrukti­v i pikëpamjev­e mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin. Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucio­net e tjera shqiptare, si dhe për kontributi­n personal të ambasadori­t Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishë­m strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatav­e Shqipëri – BE”, - shprehet ministrja Xhaçka. Po dje ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zhvilloi edhe një bisedë virtuale me Komisioner­in për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Xhaçka vlerësoi rolin e Varhelyi në dosjen e zgjerimit, si dhe në atë të ndihmës nga Komisioni Europian për përballimi­n e pasojave të tërmetit dhe të pasojave të pandemisë në Shqipëri gjatë 2020- ës. Ajo theksoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj përpara Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare duke informuar Komisioner­in për përmbushje­n e funksional­itetit të Gjykatës Kushtetues­e dhe zbatimin e reformës elektorale në bazë të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR. Ndërsa e konsideroi historik vendimin pozitiv të Këshillit të marsit 2020 për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë, Olta Xhaçka kërkoi që gjatë vitit 2021, të bëhet i mundur miratimi i kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtja e Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare sa më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania