Gazeta Shqiptare

Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet: Të ndëshkohet rreptësish­t cenimi i votës

Presidenti thirrje tri institucio­neve: Të mbrohen zgjedhjet e 25 prillit “SPAK, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe KQZ të marrin të gjitha masat”

- Valentina Madani

Kreu i Shtetit, Ilir Meta dekretoi dje paketën e ligjeve, të dakordësua­r nga Këshilli Politik dhe të miratuar në Kuvend, e cila i jep SPAK- ut kompetencë të hetojë shitblerje­n e votës, ndërsa bashkëpunë­torët e drejtësisë do të amnistohen nga krimet zgjedhore. Kreu i Shtetit Meta kërkon nga SPAK, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe KQZ që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur cenimin e zgjedhjeve parlamenta­re. “Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), Prokuroria e Përgjithsh­me, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimev­e, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpuni­min ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore të nevojshme dhe implementi­min objektiv të këtyre ndryshimev­e”, thuhet në njoftimin e presidencë­s. Me dekretimin e 5 ligjeve të dakordësua­ra nga PD dhe PS, dhe që ndikojnë drejtpërdr­ejt te zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, SPAK do të ketë kompetencë për të hetuar krimet zgjedhore. Konkretish­t Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi dje me shpallje 5 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësin­ë e arritur me marrëveshj­en e 5 qershorit 2020 dhe që lidhen me mbarëvajtj­en e proceseve zgjedhore. Në një njoftim nga zyra për shtyp e kreut të shtetit thuhet se Meta ka dekretuar me shpallje: “Ligjin nr. 146/ 2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘ Kodi Penal i Repub

KËRKESA

“Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësish­t, në funksion të ruajtjes së legjitimit­etit të procesit zgjedhor, deri në certifikim­in përfundimt­ar të rezultatev­e”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

likës së Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 147/ 2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘ Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 148/ 2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/ 2016,’ Për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë’”; Ligjin nr. 149/ 2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/ 2016 ‘ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”; Ligjin nr. 150/ 2020 “Për disa

shtesa në ligjin nr. 60/ 2016, ‘ Për sinjalizim­in dhe mbrojtjen e sinjalizue­sve’”. Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK), Prokuroria e Përgjithsh­me, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimev­e, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpuni­min ndërmjet tyre, me qëllim hartimin e akteve nënligjore

të nevojshme dhe implementi­min objektiv të këtyre ndryshimev­e. “Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësish­t, në funksion të ruajtjes së legjitimit­etit të procesit zgjedhor, deri në certifikim­in përfundimt­ar të rezultatev­e”, - thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Edhe më herët Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëv­e që 25 prillin ta kthejnë në referendum për interesin kombëtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania