Gazeta Shqiptare

Dhuna në SHBA, Kim: E drejta për protestë të mos shndërrohe­t në dhunë ndaj demokracis­ë

-

Ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim reagoi dje për situatën kaotike të dy ditëve më parë në Uashington të Shteteve të Bashkuara, ku protestues­it hynë në ambientet e brendshme të Kongresit. Ambasadorj­a Kim shprehet se demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë. Sipas saj, liria dhe garantimi i së drejtës nuk duhet të kthehen në paligjshmë­ri dhe dhunë ndaj vetë demokracis­ë. “Shumë miq shqiptarë kanë shprehur shqetësimi­n për sulmin ndaj Kongresit në SHBA. Do të doja t’ju falënderoj­a që qëndruat në krahun tonë. Presidenti Trump e bëri të qartë se SHBA është dhe duhet të mbetet një komb i ligjit dhe i rendit, ku ata që shkelën ligjin, do të duhet ta paguajnë. Presidenti Trump e bëri gjithashtu të qartë se Kongresi certifikoi rezultatet e zgjedhjeve dhe tani është i përqendrua­r për të garantuar një tranzicion të qetë të pushtetit më 20 janar. Ajo që SHBA ua këshillon edhe të tjerëve, vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e tubimeve janë thelbësore për demokracin­ë. Por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohe­t në paligjshmë­ri dhe dhunë ndaj vetë demokracis­ë, përfshirë tranzicion­in paqësor të pushtetit. Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë. SHBA do të dalë më e fortë ndaj kësaj sprove të demokracis­ë. Ata që besojnë në demokraci, duhet të riangazhoh­en për ta mbrojtur atë gjithmonë”, shprehet ambasadorj­a amerikane. Tri ditë më parë, mbështetës­it e Trump hynë brenda Kongresit, duke ndërprerë procesin e certifikim­it të rezultatit të zgjedhjeve presidenci­ale, ku fitues u shpall Joe Biden. Nga këto trazira mbetën të vdekur 5 persona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania