Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet e 25 prillit, PD drejt finalizimi­t të marrëveshj­es me aleatët

Opozita e bashkuar do ta nisë nga Shkodra fushatën zgjedhore

- Valentina Madani

Demokratët janë drejt finalizimi­t të mar rëveshjes me aleatët për mënyrën e përfaqësim­it të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit. Përgjatë gjithë kësaj jave, PD ka zhvilluar takime me secilin prej aleatëve të saj, për të përmbyllur paktin për zgjedhjet parlamenta­re. Ajo që ka marrë dakordësin­ë e palëve është se aleatët tradiciona­lë do të garojnë nën siglën e PD- së dhe gjatë këtyre takimeve grupi negociator vetëm ka dëgjuar kërkesat e aleatëve për qarqet ku ata duan të kenë kandidatë në zonë të sigurtë ose jo. “Ne i kemi dhënë pretendime­t tona, se ku pretendojm­ë të dalim në listë të sigurtë duke qenë se këto lista janë thuajse të mbyllura dhe ku pretendojm­ë që të dalim në listë për përfaqësim­in në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Na është thënë që, pas negociatav­e që kanë zgjatur rreth një orë, na është thënë se brenda javës, pra deri të hënën do të na thonë që pranohet kërkesa jonë apo do të rregullohe­t diçka”, - shprehet Agron Duka kreu i PAA- së. Përveç Durrësit ku Agron Duka do të kandidojë vetë në pjesën fituese të listës së PD dhe Tiranës që është qarku më i madh; Partia Agrare ka kërkuar përfaqësim në disa qarqe kryesore. “Ne kemi struktura dhe mendojmë që në disa qarqe kemi kandidatur­a potenciale, të cilat mund të ndihmojmë, mund të shtyjnë për të fituar, mund të jenë edhe jo në pjesën fituese siç është Fieri, Shkodra, Korça, Elbasani”, - tha z. Duka. Teksa negociatat me aleatët vazhdojnë, tashmë është vendosur që LSI do të garojë me siglën e saj e Partia Demokratik­e me siglën e saj; por në disa qarqe regjistrim­i i kandidatëv­e të LSI do të jetë fiktiv pasi mbështetës­it e saj do të votojnë PD- së. Edhe Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka janë të bindur se në zgjedhjet e 25 prillit koalicioni i djathë do të shkojë në një listë të vetme. Në daljet e fundit publike, ata janë shprehur të sigurt se kandidatët e partive të tyre, konkretish­t LZHK dhe PDK, do të jenë bashkë në listat e PD- së jo vetëm si aleatë të qëndrueshë­m dhe si parti të djathta, por edhe si pasojë e marrëveshj­es së bërë midis tyre në 2019- ën. Gjatë ditëve të fundit, 4 muaj para zgjedhjeve, në selinë blu është diskutuar shumë midis kreut të PD- së, Lulzim Basha, dhe aleatëve për vendimin final që do të merret për formulën e koalicione­ve dhe për pozicionin që do të kenë aleatët në lista. Sipas kryetarit të LZHK- së, formula e koalicione­ve është një vendimmarr­je që i takon Lulzim Bashës. “Po diskutojmë formulën e koalicioni­t me PDnë. I takon Bashës të vendosë për koalicione­t”, tha Shehi. Ndërsa për demokristi­anin Nard Ndoka, marrëveshj­a mes PD- së dhe aleatëve është në fazën finale. “Po diskutojmë në nivel teknik dhe politik. Jemi në fazën finale për marrëveshj­en”, u shpreh Ndoka. “Pritet që lista e kandidatëv­e për deputetë të mos ketë shumë surpriza sa u përket aleatëve. Ata do të jenë në listat e Partisë Demokratik­e”, shtoi në deklaratën e tij Shehi, duke e mbështetur atë në marrëveshj­en e vitit 2019, kur opozita dogji mandatet. Sipas tij, Basha u ka premtuar aleatëve se ata do të marrin vendet që kanë pasur në zgjedhjet e ardhshme. Pavarësish­t diskutimev­e të shumta, Partia Demokratik­e ende nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me listat në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, ndërsa aleatët i kanë kujtuar edhe një

EKIPI

Pritet që gjatë kësaj jave, lideri i opozitës Lulzim Basha të mbyllë ekipin drejtues të PD në të gjitha qarqet dhe marrëveshj­en me aleatët për të nisur nga Shkodra fushatën zgjedhore. PD ende nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me listat në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, ndërsa aleatët i kanë kujtuar edhe një herë kreut të PD- së premtimin e gati 2 viteve më parë, kur mbështetën vendimin e tij për djegien e mandateve.

herë kreut të PD- së premtimin e gati 2 viteve më parë, kur mbështetën vendimin e tij për djegien e mandateve. Pritet që gjatë kësaj jave, lideri I opozitës Lulzim Basha të mbyllë ekipin drejtues te PD ne te gjitha qarqet dhe marrëveshj­en me aleatët për të nisur nga Shkodra fushatën zgjedhore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania