Gazeta Shqiptare

Shpërndan certifikat­a pronësie si “dhuratë” për Vit të Ri, deputeti i PS shkel vendimin

KQZ nis procedura administra­tive edhe për drejtorin e Kadastrës

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë denoncimet e para për përdorimin e administra­tës në fushatë zgjedhore. KQZ bën të ditur se ka marrë dy denoncime për deputetin e PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela dhe drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu, pasi këta të fundit kanë shpërndarë certifikat­a pronësie një ditë para Vitit të Ri. Denoncimi sipas KQZ- së, ka ardhur pas postimit të fotografiv­e në llogaritë e “Facebook” të Çelës dhe Qalliut. Për këtë arsye KQZ ka nisur procedurën administra­tive fillimisht ndaj drejtorit të Kadastrës së Lushnjës, i cili do të thërritet për të dhënë shpjegime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkeljen e vendimit nr. 9, që ndalon përdorimin e administra­tës publike në fushatë elektorale. “Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë raportuar dy denoncime në ndërfaqen e ‘ Aktivitete­ve të Ndaluara’, në rubrikën ‘ Kallëzo’, për veprimtari­të e deputetit të PS, Qarku Fier, z. Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në ‘ Facebook’ disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administra­tive Hyzgjokaj. Bazuar në denoncimet e raportuara, Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, ora 12: 00, zhvillon seancën dëgjimore për shkelje të parashikua­ra në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me Arben Qalliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore i A. SH. K Lushnjë. Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/ 2015 ‘ Kodi i Procedurav­e Administra­tive’, z. Qalliu ka të drejtën të paraqitet vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet e tij, ditën e hënë, më datë 11.01.2021, në adresë Rr. Ibrahim Rugova, nr. 4, Tiranë”, thuhet në njoftimin e KQZ- së.

si një forcë përgjegjës­e, serioze, e mirëorgani­zuar i ka dorëzuar 4 ditë më para se të përfundojë ky afat. Kjo tregon edhe njëherë se jemi një forcë politike e organizuar dhe serioze, kjo tregon edhe njëherë se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje shumë të rëndësishm­e për shqiptarët. Janë zgjedhje ku njëherë e përgjithmo­në Shqipëria do të votojë kundër keqqeveris­jes. Do të votojë kundër kësaj keqqeveris­jeje që ka marrë peng vendin. Do votojë kundër Rilindjes që ka marrë peng vendin, që largoi të rinj e të reja nga vendi, kundër Rilindjes që e varfëroi në ekstrem Shqipërinë. Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet për të pasur një mundësi më shumë, një shpresë më të madhe për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Zgjedhjet e 25 prillit janë beteja jonë historike për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të hapur vende të reja pune dhe për të kthyer shpresën te të rinjtë. Duhet të ndahemi njëherë e përgjithmo­në nga një politikë e vjetër klientelis­te, e

cila nuk mendon për hallet e qytetarëve, e cila nuk mendon për të hapur vende të reja pune, por mendon si të mbushin xhepat e tyre personalë, dhe ky është shembulli më i keq që Rilindja sot ka sjellë në Shqipëri”, - u shpreh Braimllari. Dy ditë më parë, Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje ku është hedhur shorti për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZsë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021. Shorti ka përcaktuar që Partia Demokratik­e e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ- ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ- ve të renditura me numër çift. Po sot është marrë vendim dhe “Për miratimin e formatit dhe specifikim­eve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”. Po ashtu janë miratuar dhe modelet dhe specifikim­et e shenjave dalluese të logjistikë­s zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania