Gazeta Shqiptare

Liroi ' të rrezikshmi­n" e Durrësit dhe Hekuran Billën, shtyhet seanca ndaj gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

ILD i jep kohë që të përgatitet

-

TIRANË - Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani asistoi dje në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë Gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinor­e "shkarkim nga detyra" për magjistrat­en Enkeleda Hoxha me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesiona­le që diskretito­jnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh dakord me kërkesën e magjistrat­es Enkeleda Hoxha, e cila i kërkoi kohë KLGJ- së për të përgatitur parashtres­at e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e magjistrat­es dhe caktoi seancën e radhës dëgjimore më 29 ja

VENDIMI

Në shkurt të vitit 2019, Hoxha vendosi të lirojë me kusht edhe Hekuran Billën, i cili ishte dënuar në vitin 2008 me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006- ën. Pas ekstradimi­t për vuajtjen e dënimit në Shqipëri, Gjykata e Apelit Tiranë e uli dënimin në 25 vite burg në vitin 2016 dhe në shkurt 2019, gjyqtarja Enkeleida Hoxha vendosi lirimin e tij.

nar ora 11.00. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e nisi verifikimi­n e gjyqtares Enkeleda Hoxha pas raportimev­e në media të vendimeve për lirimin e Hekuran Billës, Ilir

Pajës dhe Endrit Dokles.

Ilir Paja, i dënuar më 17 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkoi lirim të parakohshë­m në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë tre herë brenda vitit 2017. Ndërsa dy prej kërkesave u rrëzuan, kërkesa e tretë u pranua nga gjyqtarja Hoxha. Në janar, gjyqtarja Enkeleda Hoxha vendosi të lironte me kusht Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i Bandës së Durrësit për një sërë akuzash. Më herët, përmes 7 vendimesh të tjera, ajo i ka llogaritur Dokles kohë paraburgim­i shtesë nga viti 2012 deri në vitin 2014 dhe i ka njohur atij përfitimin e 4 viteve ulje dënimi nga 3 amnisti radhazi dhe një ulje tjetër dënimi. Në shkurt të vitit 2019, Hoxha vendosi të lirojë me kusht edhe Hekuran Billën, i cili ishte dënuar në vitin 2008 me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006- ën. Pas ekstradimi­t për vuajtjen e dënimit në Shqipëri, Gjykata e Apelit Tiranë e uli dënimin në 25 vite burg në vitin 2016 dhe në shkurt 2019, gjyqtarja Enkeleida Hoxha vendosi lirimin e tij. Një vit e gjysmë më pas, Billa u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania