Gazeta Shqiptare

Rama: Edhe COVID- it iu gjet vaksina e imunizimit, vaksinës së dëshpërimi­t të opozitës nuk i është gjetur formula

"Nga pikëpamja e jetëve njerëzore s'ka asnjë dëm, nga pikëpamja e banesave, dëmet minimale" "Përmbytjet, kemi protokolle standarde për nivelet e gatishmëri­së"

-

Kryeminist­ri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën e krijuar në vend nga reshjet dhe përmbytjet. Në mbledhjen e komitetit ndërminist­ror të Emergjenca­ve Civile, Rama tha se vaksinës së dëshpërimi­t të opozitës nuk i është gjetur formula, duke i justifikua­r akuzat me dëshpërimi­n. Gjithsesi, tha ai puna vazhdon, duke lënë porositë përkatëse për ministrat dhe institucio­net e varësisë. "Akuzave politike nuk kemi çfarë i bëjmë. Edhe COVID- it iu gjet vaksina e imunizimit të cilën shpresoj që ta fillojmë ta injektojmë në vëmendjen tonë dhe nisur nga mjekët dhe infermierë­t para afatit që kemi deklaruar, ndërsa vaksinës së dëshpërimi­t të opozitës nuk i është gjetur formula kështu që për shkak të dëshpërimi­t ata për fat të keq kapen pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht dhe çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë duke bërë më të mirën siç të gjithë në këtë moment të vështirë po bëjnë dhe po bëjnë më të mirën. Ne kemi një protokoll standard për emergjenca­t civile. Kemi protokolle standarde për nivelet e gatishmëri­së, për ngritjen e strukturav­e në territor dhe përshkallë­zimin e emergjencë­s në territor. Situata nuk ka se si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku reshjet kanë qenë intensive. Falë punës së bërë me infrastruk­turën e kullimit, me rritjen e kapacitete­ve mbrojtëse, falë punës së bërë me administri­min e kaskadës dhe me radhë sot me këtë sasi reshjesh kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe absolutish­t nën kontroll krahasuar me çfarë do kishte ndodhur si ato vite shumë të largëta ku bëhej hataja. Të vazhdojmë intensivis­ht këtë punë, secili e di pozicionin e vet në përballje me natyrën. U theksua nga zv. kryeminist­ri që niveli i gatishmëri­së me përjashtim Shkodrën që qëndron si hudhër për të mos u marr mësysh gjithë Shqipëria ka ardhur duke u përmirësua­r. Nga pikëpamja e jetëve njerëzore s'ka asnjë dëm, nga pikëpamja e banesave, dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmër­isë kur lëvizshmër­ia ka qenë e penguar ka pasur ndërhyrje të menjëhersh­me",- deklaroi Rama. Ai tha se nga informacio­net që kemi do kemi një moment frymëmarrj­e të rëndësishm­e nga momenti që po kalon. "Po në këtë pauzë do të lehtësohet rëndesa e krijuar nga grumbullim­et e ujit dhe do na krijohet mundësia për të pasur kapacitet përballimi. Megjithatë gatishmëri­a duhet të jetë maksimale. Nesër nëse do jetë e nevojshme dhe nëse brenda standardev­e të kësaj situate parametrat do të na detyrojnë të bëjmë një mbledhje tjetër të këtij komiteti do ta bëjmë patjetër, nëse nuk do jetë e nevojshme do vazhdojmë të ndjekim situatën sipas planit",- theksoi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania