Gazeta Shqiptare

U martua me burrin e gabuar, e reja nga Vlora rrëfen dhunën ndaj saj dhe dy fëmijëve

-

TIRANË- Kur ishte 16- vjeç, me ndërmjetës­imin e familjarëv­e, u njoh me bashkëshor­tin dhe u martuan. Biseda për fejesën u bë mes vëllait të burrit dhe babait të Edës. Bashkëshor­ti është nga Lushnja, por vendosi të jetojë me qira në Vlorë, te qyteti i Edës dhe i premtoi asaj një jetë me komoditet dhe të lumtur. Ata qëndruan një muaj te fejuar dhe pastaj nisën të jetojnë së bashku. Vetëm pak kohë më vonë, Eda mësoi se bashkëshor­ti i saj, kur u njoh me të, sapo ishte liruar nga burgu, ku vuajti dënimin për vjedhje. I premtoi pasuri, por nuk mundi t'i blinte as një unazë fejese. Që muajt e parë të bashkëjete­sës është dhunuar, por ajo heshti, sepse nuk donte të shqetësont­e familjen, po ashtu i druhej një veprimi impulsiv nga ana e të vëllait. Në moshën 17- vjeçare u bë nënë për herë të parë. Çifti u zhvendos për pak kohë në Lushnjë, ku Eda u dhunua nga vjehrra, edhe kur ishte shtatzënë. Kur lindi djali dhe ishte më pak se 40 ditësh bashkëshor­ti u zu me të dhe donte ta godiste me bukë, por ajo zuri fëmijën në kokë dhe fëmija u mek nga e qara. Përfundoi në spital, ku i thanë se ka dëmtime në kokë dhe vuajti për 6 muaj nëpër spitale. I ati u dënua sërish për vjedhje 1 vit e gjysmë. Djalin e Edës e keqtrajton­in dhe e bullizonin. Sapo bashkëshor­ti doli nga burgu, e la sërish shtatzënë me vajzën. Kur vajza ishte 4 muaj, ai u fut sërish në burg për vjedhje dhe e bija nuk e ka parë. Eda u zhvendos te prindërit e saj në Vlorë dhe i ka rritur aty fëmijët. Punon në një rrobaqepës­i. Ka nisur procedurat e divorcit dhe pret që vendimi të marrë formë të pretë. Sapo nisi procedurat e divorcit i vijnë letra nga burgu, ku bashkëshor­ti i thotë se do e vrasë, nëse ajo martohet sërish, si dhe do të hakmerret me familjen e saj. Në një lidhje Skype nga burgu që bëri me të birin vetëm 4 vjeç, ai i thoshte të merrte thikën dhe të vriste nënën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania