Gazeta Shqiptare

"Pastroni zonën", zbulohet detaje nga megaoperac­ioni antidrogë "Gjergjova"

Ja roli i katër zyrtarëve të policisë

-

Pas 7 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të strukturua­r kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit. Sipas SPAK në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska shef i stacionit të policisë Polican në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre. Në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë mbanin kontakte direkte me drejtuesit e grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonë dhe i informonte anëtarët e tij për çdo lëvizje të policisë. Në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantë­t të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e policisë për kontroll. Për Edmon Zotkon me detyrë administra­tor i Njësisë Administra­tive Tërpan e Fatos Lamaj, Kryeplak i fshatit Çorrogjaf është caktuar masa e arrestit në shtëpi, pasi ata nuk kanë informuar për kultivimin e kanabisit në zonat e tyre. Hetimi nisi në qershor të 2020 pas një referimi të bërë në Prokurorin­ë e Posaçme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, të cilit kishin në përgjim disa policë të dyshuar.

Nga përgjimet është provuar se grupi kriminal ka kultivuar kanabis në parcela dhe vende të ndryshme. Në të paktën 28 episode, rezulton se trafikantë­t kishin ngritur impiante vaditje dhe ambiente ku të mund të qëndronin punonjësit që merreshin me kultivimin e kanabisit, ndërsa disa magazina i kishin përshtatur për tharjen dhe ruajtjes e lëndës narkotike. Gjatë aksioneve që i paraprinë arrestimev­e janë sekuestrua­r 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t'u trafikuar. Operacioni ' Gjergjova' ka përfunduar me kapjen e personit të fundit që ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë shtetasi Teki Dusho, i cili u arrestua

NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI

në qytetin e Durrës. Një prej të arrestuarv­e të operacioni­t antidrogë në Skrapar është Edmond Zotkaj, i cili dyshohej se është një i afërm i kryebashki­aku Adriatik Zotkaj. Por ky i fundit shprehet në një prononcim për ' Report Tv' se kjo nuk është e vërtetë. Zotkaj thotë se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI- së për kryetar komune në vitin 2011, një

POLICËT

Të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë konkretish­t punonjësit e policisë Neritan Naska ( Shef i Stacionit të

Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionar­ët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë administra­tor i Njësisë Administra­tive Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf.

person me shumë influencë në zonë mirëpo u shpreh se nuk e ka aspak person të afërt në familje. "Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri. 2- 3 muaj më parë kur janë bërë verifikime­t e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit. Sa jam bërë me dije me këtë akuzë e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizim­e nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën. Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI- së për kryetar komunë në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2- 3 muaj më parë",- tha Adriatik Zotkaj.

 ??  ??
 ??  ?? Kryebashki­aku Adriatik Zotkaj
Kryebashki­aku Adriatik Zotkaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania