Gazeta Shqiptare

Goditet grupi kriminal i kultivimit të drogës në Skrapar, SPAK lëshon 23 urdhër arreste

Telefonata e policit që dekonspiro­i operacioni­n: Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! Prokuroria: Të përfshirë policë e funksionar­ë publikë

-

DEKONSPIRI­MI

Burime policore bëjnë të ditur se ishte efektivi i policisë Astrit Duro ishte ai që dekonspiro­i operacioni­n. Mësohet se sapo ka përfunduar mbledhjen ai ka telefonuar një nga të arrestuari­t, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën. "Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentish­t dhe thuaji po pati mundësi t'i zhdukë sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet",- mësohet t'i ketë thënë ai.

HETIMET

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. anë dokumentua­r dhe sekuestrua­r lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impiante vaditje, vendqëndri­mi dhe vendstrehi­me për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruk­tura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK), ka lëshuar 23 urdhër arreste për kultivim droge në Skrapar, mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Bëhet fjalë për një grup të strukturua­r kriminal të kultivimit të kanabisit.

Nga hetimet e kryera nga policia gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe policia gjyqësore në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme, janë administru­ar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme, atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", si dhe veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale.

Gjithashtu, janë dokumentua­r veprime të kundërligj­shme të kryera nga disa punonjës të policisë të Komisariat­it të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretish­t punonjësit e policisë Neritan Naska ( Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionar­ët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë administra­tor i Njësisë Administra­tive Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, sipas funksionev­e dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksional­e dhe kompetenca­t, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike. Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentua­r disa episode të sekuestrim­eve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentua­r dhe sekuestrua­r lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vendqëndri­mi dhe vendstrehi­me për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruk­tura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal. Personat akuzohen për veprat penale të "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme, atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", si dhe veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale". Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestrua­r gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit "cannabis sativa", si dhe janë sekuestrua­r 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t'u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatur­a për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike. Ndërkaq, detaje të reja nga operacioni antikanabi­s i SPAK në Skrapar kanë dalë në dritë. Burime policore bëjnë të ditur se ishte efektivi i policisë Astrit Duro ishte ai që dekonspiro­i operacioni­n. Mësohet se sapo ka përfunduar mbledhjen ai ka telefonuar një nga të arrestuari­t, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën. "Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentish­t dhe thuaji po pati mundësi t'i zhdukë sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet", mësohet t'i ketë thënë ai.

URDHËR ARRESTET

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben Lekli. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 283/ 1 e 28/ 4, 287, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin Dokaj. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28, 283/ 1 e 28, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 283/ 1 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal. Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 283/ 1 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal. Masë sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 283/ 1 e 28/ 2, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në formën e posaçme atë të "Grupi i strukturua­r kriminal" , të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHurda. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia Ballo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturua­r kriminal, "Grupi i strukturua­r kriminal", të parashikua­ra nga nenet 284 e 28/ 4, 333/ a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert Dusho. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson Dusho. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Teki Dusho. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat Dusho. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m; masë sigurimit personal "Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore", parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver Muçaj. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer ne bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal shtrëngues "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin Sula. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian Shimi. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikua­r nga neni 234 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir Shimi. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 284/ 2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement Zeqo. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl Çela. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit Duro. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan Naska. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond Zotkaj. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikua­r nga neni 237 i K. Pr. Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos Lamaj. I dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim­i i detyrës", të parashikua­r nga neni 248 të Kodit Penal. Hetimet lidhur me procedimin penal nr. 178 i vitit 2020 vazhdojnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania