Gazeta Shqiptare

Rrëshqitja në aksin Borsh- Piqeras, zv. ministri i Infrastruk­turës: Rruga nuk është e re, çarja u aktivizua së fundmi

-

Zv. ministri i Infrastruk turës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, në një lidhje live për "News24", dje ka raportuar për gjendjen e akseve në vend pas reshjeve të shiut, kryesisht në pjesën perëndimor­e të Shqipërisë. Lidhur me çarjen në aksin Borsh- Piqeras, Bejtja tha se rruga nuk ishte e re, pra nuk ishte bërë kohët e fundit, teksa rrëshqitja është aktivizuar së fundmi. Ai theksoi se rruga tashmë funksionon me një lëvizje apo aks, teksa shton se janë marrë masat sinjalisti­ke për të evituar rreziqet.

"Kjo është një rrugë ekzistuese, rruga bosh është nacionale e bregut. Bëhet fjalë për një rrëshqitje të aktivizuar së fundmi, nuk ndodh sot për sot, por do ketë pasur shkaqe të mëparshme. Ka pasur çarje, dhe vijon të avancojë. Rruga tani është me një kalim, janë marrë masat sinjalisti­ke. S'ka mjete të tonazhit të rëndë, është rrugë turistike. I gjithë trafiku menaxhohet nga Policia Rrugore. Nënkontrak­torët janë në terren, po marrin masat. Nuk është bërë rruga tani, rrëshqitja vijon. Me të ndaluar rrëshqitja dhe reshjet, do të normalizoh­et.

Kemi reshje, i kishim parashikua­r në zonën verilindor­e. Tashmë ka dhe në veriperënd­im. Kemi pasur edhe raste të kalimit të ujit në ndonjë rast mbi rrugë, që do ketë sjellë trafik të kujdesshëm.

Do vijoj me rrugët. I kemi të ndara sipas rajoneve. Në veri vetëm në Tropojë kemi dëborë nga 12 e natës, dhe ka trashësi 30 cm. Bëhet fjalë për 700 m mbi nivel. Borëpastru­eset kanë punuar gjithë natën. Tani ka shi. Të gjitha akset të aksesueshm­e. Po ashtu edhe Plepaj- Qafë Prush, edhe në PeshkopiDr­ajç. Ka pasur ujë mbi asfalt. Është garantuar qarkullimi i lirë. Po ashtu edhe në Skurraj- Peshkopi ka pasur rënie të inerteve, janë pastruar. Në KalimashFu­shë Dukagjin ka pasur rënie gurësh e aluvionesh.

Në Han të Hotit- Tamarë ka pasur rënie gurësh, por nuk është ndërprerë qarkullimi rrugor.

Qarkullimi është normal në këtë zonë. Në Tiranë- Durrës- Rrogozhinë- Milot ka pasur shi, por jo probleme. Në Qukër- Pishkash ka prurje aluvionesh, kjo është e zakonshme. Vazhdohet puna nga nënkontrak­tori. Në rajonin rrugor kemi këtë në Borsh- Piqeras, vijon të avancojë. Rruga është bërë me një kalim. Janë marrë masat nga Policia Rrugore. Në Këlcyrë- Përmet janë marrë masat për të thelluar kanalet anash rrugës.

Në Virua uji ka dalë në rrugë, por bie direkt në Drinos dhe s'ka probleme. Në orët e para të mëngjesit 37 mijë e 44 abonentë ngelën pa drita, tani është ulur në 13 mijë. Në Shkodër kemi 3 mijë e 700, ku 3 mijë e 200 kanë qenë në zonë rurale. Kanë qenë të lidhura me kabinat, ku kanë rënë automatet pasi ka hyrë uji. Do të menaxhojmë brenda çdo pamundësie, prurjet që vijnë nga kaskada e Drinit, kemi parashikua­r të gjitha masat. KESH do të prodhojë me fuqi të plotë në Vaun e Dejës dhe Koman. Ka një rritje të nivelit në Bunë. Vjen prej fryrjes së liqenit të Shkodrës, që shkaktohet prej ujërave nga përrenjtë dhe Kiri. Jemi larg kushteve për rrezik. Është situatë më tepër se normale. Shirat janë në perëndim, janë në luginë, nuk kemi shira në basenin e Drinit. Në datat 11- 12 presim 60 mm shi. Kemi marrë masat për deri në datën 12, por nëse dalim jashtë parashikim­eve, atëherë do të mblidhemi. E kemi situatën nën kontroll", - tha Bejtja.

APELI I ARRSH

TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar dje për çarjen e rrugës në Borsh, si pasojë e reshjeve masive të shiut.

ARRSH iu bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë kalimin në këtë aks, ndërsa njofton se specialist­ët ndodhen në vendngjarj­e dhe po vlerësojnë situatën. "Informacio­n për opinionin publik dhe median: Në aksin Qafë LlogaraSar­andë, në lagjen ' Vonja' të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës. Kompanitë e mirëmbajtj­es dhe specialist­ët e ARRSH- së janë në vend për të vlerësuar situatën, duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjetev­e që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks", thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania