Gazeta Shqiptare

Përmbytje masive nga moti i keq, zbarkon ushtria në Lezhë dhe në Shkodër, fshatra të tërë të izoluar, pa energji elektrike

DURRËS/ Dalin nga shtrati Erzeni e Ishmi, 15 shtëpi në ujë. Në Rrushkull u evakuuan 10 persona Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentr­ale, përmbytje edhe në Fushë- Krujë e Vlorë

-

Moti i keq, i cili ka përfshirë gjithë vendin tonë, ka sjellë përmbytje në disa zona. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës, situata është rënduar, sidomos në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

Situatë më e vështirë paraqitet në qytetin e Lezhës, ku janë përmbytur 2 lagje, dhe përkatësis­ht "11 janari" dhe "Besëlidhja". Disa familje janë evakuuar, pasi janë në rrezik nga niveli i ujit që është rritur. Tregu i ushqimeve po ashtu është përmbytur në Lezhë. Përmbytja e fushës së Torovicës ka bërë që uji të deportojë edhe në Shëngjin. Oborret e disa banesave pranë lagjes së Portit janë përmbytur nga uji që po deporton nga toka. Si pasojë e reshjeve të shumta, lumi Drin ka dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore. Situata paraqitet mjaft e rëndë edhe në Shkodër, zonë që vuan prej vitesh nga përmbytjet. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit janë shkaktuar përmbytje masive në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Zona të cilat nuk janë përmbytur asnjëherë më parë aktualisht janë nën ujë. Bëhet fjalë për fshatrat Bushat, Paçram, Hajmel, Nënshat, të cilët janë nën ujë. Ndërkaq edhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërkohë që ka prezencë uji në afërsi të banesave. Mësohet se shkak i përmbytjev­e në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/ s nga HEC- i i Vaut të Dejës. Forcat e ushtrisë kanë zbarkuar në Shkodër për të bërë të mundur normalizim­in e situatës e për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC- i i Shkopetit dhe Ulzës. Me apelin e Bashkisë, në qytet kanë zbarkuar forcat e ushtrisë, të cilat do të ndihmojnë në lëvizjen e njerëzve nga shtëpitë e tyre në një destinacio­n tjetër. Po ashtu moti i keq ka sjellë dhe reshje dëbore, ku si pasojë është izoluar dhe Thethi, ku banorët kanë mbetur edhe pa energji elektrike. E njëjtë paraqitet situata edhe në fshatin Gjorm në Kurbin, ku 20 familje kanë dhënë sinjalin ' SOS' për shkak të përmbytjev­e. Situatë e rrezikshme është krijuar edhe në Mirditë për shkak të reshjeve. Në fshatin Klos, njësia Fan në Mirditë, për shkak të rrëshqitje­s së dherave një shtëpi rrezikon të shembet, ndaj është evakuuar edhe familja. Ndërkohë që, për shkak të dherave dhe afërsisë që ka vendi me autostradë­n, rrezikon që rruga të bllokohet. Përmbytje të shumta janë regjistrua­r dhe në zonën e FushëKrujë­s, ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa prej fshatrave përreth. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut, pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë. Përmbytje të mëdha kanë përfshirë edhe qytetin e Vlorës, ku lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pazarin e Mifolit. Ndërsa, rruga e Borshit është çarë nga reshjet e shumta. ARRSH ka bërë njoftime të shumta për drejtuesit e mjeteve, të cilëve iu këshillon që të shmangin rrugën e Borshit. Po ashtu nga moti i keq, në akset e qytetit të Elbasanit ka pasur rënie dherash dhe gurësh, ndërsa në Urën e Dajlanit në Durrës kanë shpërthyer tubacionet e ujit, duke e rënduar situatën e përmbytjev­e. Ndërkaq, mbi 20 fshatra në zonën e Memaliajt kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë në Gjirokastë­r ka pasur rrëshqitje të dherave në lagjen "Punëtori", ku si pasojë janë vënë në rrezik banorët e një pallati 5katësh. Situata me përmbytjet në vend është paralajmër­uar për disa ditë me

20 FAMIJE NË KURBIN

E njëjtë paraqitet situata edhe në fshatin Gjorm në Kurbin, ku 20 familje kanë dhënë sinjalin ' SOS' për shkak të përmbytjev­e. Situatë e rrezikshme është krijuar edhe në Mirditë për shkak të reshjeve. Në fshatin Klos, njësia Fan në Mirditë, për shkak të rrëshqitje­s së dherave një shtëpi rrezikon të shembet, ndaj është evakuuar edhe familja. Ndërkohë që, për shkak të dherave dhe afërsisë që ka vendi me autostradë­n, rrezikon që rruga të bllokohet.

radhë nga ana e Institutit të Gjeoshkenc­ave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Situata paraqitet problemati­ke edhe në Durrës. Bashkia e këtij qyteti ka bërë bilancin e situatës së krijuar prej reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të shumta kanë dalë nga shtrati lumenjtë Erzen e Ishëm, në Njësinë Administra­tive Nr. 6, dhe në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

NJOFTIMI I BASHKISË SË DURRËSIT

Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësues­e në përgjithës­i për shkak të daljes nga shtrati të lumenjve Erzen e Ishëm, duke mbushur tej kapaciteti­t kanalet kulluese, përmbytur toka bujqësore, banesa, rrugë e biznese. Në Njësinë Administra­tive Nr. 6, në rreth 15 banesa që ndodhen nën nivelin e rrugës ka depërtuar uji.

Në Njësinë Administra­tive Rrashbull, fshati Xhafzotaj ka përmbytje banese e biznesi, ndërsa në fshatin Pjeshkë përbën rrezik kalimi shembje e një ure- tombino. Në zonën ujëmbledhë­se të lumit Erzen, përgjatë rrjedhës të tij, nga fshati Jubë deri në kufi me Bashkinë Shijak rezulton kjo gjendje:

• Në fshatin Jubë, njësia Katund i Ri, u evakuuan 2 familje, duke i sistemuar te të afërmit e tyre.

• Në fshatin Rrushkull, u evakuuan 10 persona me ndihmën e mjeteve të Policisë Bashkiake dhe u akomoduan ne ambientet e Kavaleshen­cës të Ministrisë së Rendit.

• Në fshatin Vadardhë, njësia Sukth, kanali i Tonës ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 4 banesa dhe rreth 20 ha tokë bujqësore.

• Në lagjen e Pallateve dhe në lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dendura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.

• Në Ishëm, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore në Kërtushaj e Likmetaj. Gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç.

• Në Rrashbull, fshati Shkallnur, ka rrëshqitje dheu e bllokim të rrugës për te subjekti "Kodra e Kuajve". Ndërmarrja "Rruga" po punon për zhbllokimi­n e saj. Sipas IGJEUM, priten reshje intensive duke filluar nga sot e disa ditë në vazhdim në Durrës, por bashkia me të gjitha kapacitete­t e veta dhe Shtabi i Emergjenca­ve kanë marrë masat dhe vijojnë punën në terren për zgjidhjen e problemati­kave të deritanish­me si dhe janë në monitorim të vazhdueshë­m të gjendjes së krijuar. Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrje­t e saj në varësi janë dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet, që do të vijojnë të jenë të dendura, por edhe për t'iu përgjigjur menjëherë çdo banori të Bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.

 ??  ??
 ??  ?? Përmbytjet në Lezhë
Përmbytjet në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania