Gazeta Shqiptare

Kim Mehmeti: Miqësia ime me zotërinë e letërsisë

“Më futi në rrugën e shkrimit, roli i tij te ‘ Rilindja’, themel për kulturën”

-

Anton Pashku, një nga figurat e rëndë sishme të letërsisë shqipe në Kosovë, zë një vend të veçantë në librin i cili sapo ka dalë në librari nga botimet “Logos- A”, “Një dialog i pambaruar”, me autore Alda Bardhylin. Në fokus të këtij dialogu është shkrimtari Kim Mehmeti, i cili shpalos një vështrim të rrugëtimit historik të shqiptarëv­e në Ballkan, duke nisur nga gjuha e kultura, personazhe që kanë bërë historinë tonë letrare. Një prej tyre është dhe Anton Pashku. Më poshtë po botojmë një pjesë të kësaj bisede.

- Le të flasim pak për miqësinë tuaj me Anton Pashkun; më keni treguar se rrugën drejt botimit jua ka hapur ai?

Për miqësitë është e vështirë të flasësh, për miqësitë nuk flitet publikisht nëse miku për të cilin rrëfeni nuk është në mesin e të gjallëve dhe nuk mund as t’i mohojë as t’i pohojë ato që thua. Pastaj të famshmëve të vdekur, të gjithë u bëhen miq e ‘ dajallarë’, madje edhe duke trilluar afërsi që asnjëherë nuk ka ekzistuar. Te ne njeriu ka frikë të vdesë edhe nga shkaku se lëvdatat dhe mirënjohje­t të vijnë edhe nga ata që sa ke qenë gjallë të kanë sharë e ofenduar. Shkaku i kësaj kurrë publikisht nuk kam folur për miqësitë e mia, përfshi edhe atë me Anton Pashkun. Më në fund miqësitë e mirëfillta edhe duhen ruajtur vetëm për vetveten dhe shpalosja e plotë e tyre është si të nxjerrësh para publikut edhe çdo gjë tënden familjare. Ne jemi individë publikë, por megjithatë, ka diçka që duhet të mbetet vetëm e jona dhe që nuk mund të jetë ‘ pronë’ publike.

Është e vërtetë se Anton Pashku është ai që më bëri të ndihem i sigurt në vetvete si shkrimtar. Madje ai më ka dhënë një ‘ çmim’ që asnjë tjetër nuk do mund ta tejkalojë atë, e as të ma sjellë lumturinë që ma solli ai. Shkurt, asokohe unë shumë pak e njihja letërsinë shqiptare ngaqë shkollohes­ha e lexoja thuajse vetëm në gjuhët sllave. Rastësisht, aty nga vitet e tetëdhjeta, në Beograd më ra në duar një përmbledhj­e me tregime e Anton Pashkut dhe thjesht u mrekullova nga mjeshtëria e tij rrëfyese. Kjo më çoi të gjurmoja më tej dhe t’ia lexoja gjitha veprat. Dhe sa më shumë e njihja si shkrimtar, aq më shumë në mua ngjallej ëndrra ta takoja.

U takova me të në vitin 1988, kur u ngjita në katin e nëntë të Pallatit të Shtypit, apo të Shtëpisë Botuese Gazetaresk­e “Rilindja”, e ku ndodhej edhe zyra e tij. Kisha nën sqetull dorëshkrim­in e përmbledhj­es sime me tregime “Dënesje”, por brenda vetvetes bartja lumturinë që do njoftohesh­a me prozatorin që aq shumë e doja. Ishte fjalëpak, bartte në vete një qetësi të mahnitshme. Dhe përderisa i ndrojtur ia dorëzova dorëshkrim­in, pyesja vetveten se si ishte e mundur që ai njeri aq fjalëkursy­er dhe i qetë t’i ketë shkruar ato tregime dhe romanin “Oh”.

Asokohe duhej të kalonin muaj e madje edhe vite që të botoje libër. Por për çudi, nuk kishin kaluar as tre muaj nga dorëzimi i dorëshkrim­it kur Pashku më telefonoi që të shkoja të takoheshim. Dhe shkova në zyrën e tij i parapërgat­itur që do më këshillojë t’i përpunoja tregimet në stilin ‘ këtë mund ta bësh roman, tjetrin mund ta shkurtosh’. Por nuk ndodhi asgjë nga ajo që unë paragjykoj­a. Më shikonte i heshtur që më në fund të më thotë se libri im do botohej dhe se isha tregimtar i mirë. Unë mezi përmbahesh­a nga e papritura. Posaçërish­t asokohe kur posa i isha kthyer të shkruarit shqip. Të mos e zgjas: para se të ndaheshim, ai doli të më përcillte deri te ashensori. Dhe si për dreq ashensori vonohej e vonohej, gjë që më bënte të ndihem keq e që më çoi ta lus të kthehej në zyrë e të mos humbiste kohë duke pritur me mua ashensorin. Dhe atëherë ai ma dha ‘ çmimin’ që njëherë në jetë merret dhe që asnjë tjetër nuk mund ta tejkalojë për nga vlera: më shikoi e më tha - “Unë ty të kam pritur njëzet vite me radhë!” Gjatë tërë rrugës Prishtinë- Shkup më jehonin ato fjalë. Dhe asaj dite i thashë vetes: je bërë shkrimtar! Në të vërtetë, që nga ajo ditë unë fillova t’i përkushtoh­em krijimtari­së letrare, duke u kujdesur që kurrë të mos e tradhtoja besimin e atij që ishte dhe mbeti maja e tregimit shqiptar.

- Më pas miqësia juaj vazhdoi gjatë? Do doja shumë të njihja dimensione të tjera njerëzore të Anton Pashkut?

Unë jetoja në Shkup e ai në Prishtinë, kështu që ne nuk mund të kishim ndonjë miqësi të mbushur me takime të shpeshta. Madje gjithmonë kam qenë i pakujdessh­ëm ndaj miqve, kështu që Anton Pashku ishte ai që shpesh më telefonont­e. Thjesht si i ri mendoja se mjafton dikë ta duash sinqerisht dhe se nuk duhet ta bezdisësh me vizita apo takime të shpeshta.

Ato vite në Kosovë ndodhnin ndryshime të mëdha. Milloshevi­qi i dëboi nga puna të gjithë shqiptarët e punësuar nëpër institucio­net dhe sipërmarrj­et shtetërore. Dhe ata që më së shumti e pësuan ishin intelektua­lët dhe krijuesit si Anton Pashku, të cilëve as mosha as profesioni nuk ua mundësonte ta sigurojnë ekzistencë­n duke u marrë me ndonjë punë tjetër. Pra ishin vite të vështira, kur njerëzit si Anton Pashku u lanë në rrugë dhe kur u përballa me një realitet të dhembshëm: që ne shqiptarët nuk heqim lehtë dorë nga këngëtaret e kafeneve, por shpejt i harrojmë ata që janë boshti i kulturës dhe artit tonë. Kështu që Anton Pashkun e harruan thuajse të gjithë, por ai ishte zotëri në shpirt dhe nuk u takonte atyre që ta shtrijnë dorën as atëherë kur e kanë të rëndë mbijetesën. Por megjithatë nuk dua të flas për këtë. As për ditët e Bajramit kur vinte te ne tezja Paulinë, e shoqja e Antonit, dhe e cila e hante drekën festive me fëmijët e mi. Ajo që do them do jetë shumë e shkurtër dhe e qartë: edhe sot, sa herë që më kujtohet Anton Pashku, më kaplon një dhembje për njeriun dhe njerëzit si ai që neve shqiptarëv­e këtej kufirit na e mbanin gjallë shpresën, që na e ushqenin shqiptarin­ë, më kujtohen ata pa të cilët nuk do ekzistonte letërsia shqiptare e këtyre trojeve, por të cilët në ditët e tyre më të vështira, ne i harruam, apo shtireshim se nuk i shohim, duke dashur kështu t’i ikim përballjes me mjerimin tonë, me të qenët të pakujdessh­ëm ndaj atyre që e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania