Gazeta Shqiptare

Një “armik” i ri shqiptar mes Ankarasë dhe Athinës

- Nga Alfred Peza

... para zgjedhjeve të 2013, nxorën si shkak pretendimi­n se ai nuk e njihte fare politikën e jashtme. E si sebep faktin se kryetari i ri i Partisë Socialiste, nuk ishte as “mjekrosh” ( si Nano) dhe as “serioz” ( si Berisha), por shumë “trendy” për t’u marrë vërtetë seriozisht nga qendrat më të rëndësishm­e vendimmarr­ëse dhe liderët rajonalë, europianë e botërorë.

M’u kujtua kjo frazë teksa dëgjoj, shoh e lexoj tani, të gjitha broçkullat e mundshme që mund të nxjerrë goja njerëzore, teksa Edi Rama ndodhet në një tur të jashtëzako­nshëm takimesh sa në Ankara e sa në Athinë. Sa në Greqi, e sa në Turqi. Sa duke u pritur me ceremonial­in e nivelit më të lartë që priten veç miqtë specialë, e sa duke zhvilluar takime kokë më kokë me homologë dhe politikanë të niveleve ndërkombët­are. E të gjitha këto, duket sikur i organizon e i përballon, me të njëjtën lehtësi e natyrshmër­i që bën edhe politikën e brendshme në Shqipëri.

E janë edhe tani pas 7 e kusur vitesh që Edi Rama ka ardhur në pushtet, të njëjtët që e përfolën, e përçmuan dhe e përqeshën për aftësitë e tij diplomatik­e, që tani e anatemojnë për të kundërtën. Duke parë prapa Kryeminist­rit të sotëm të Shqipërisë, herë puthadorin e “armiqve”, e herë “tradhtarin” e Shqipërisë e shqiptarëv­e, herë “shërbëtori­n” e Erdoganit, e herë të Athinës dhe Beogradit, herë “frenuesin” e integrimit të Shkupit, herë mikun e Gjukanoviç­it, e herë shitësin ambulant të interesave shqiptare në Ballkan.

E ta mendosh se kurrë, asnjëherë nuk është thënë e nuk ka për tu thënë asnjë fjalë normale se të mirë jo e jo, as kur mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencë­n e Donatorëve për Projektin e Rindërtimi­t nga tërmeti. As kur shkoi në SHBA, për të sjellë përpara shumë e shumë shteteve të tjera në Europë, 500 mijë dozat e para të vaksinës anti- COVID- 19. As kur përfaqësoi Republikën e Shqipërisë përgjatë drejtimit të OSBE. E as kur u takua me udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor apo të Bashkimit Europian.

Kjo lloj qasje që sa më shumë të kesh sukses, aq më shumë anatemohes­h dhe etiketohes­h, mund të të ndodhi gjithandej, por është shumë herë më e theksuar në terrenin tonë. Sepse me sa duket, është e vërtetë se shqiptarët çdo gjë deri edhe gjakun ta falin, por suksesin kurrën e kurrës. Aq më tepër në politikë. E mbi të gjitha nëse je kundërshta­ri, hasmi apo armiku politik në mazhorancë, në qeverisje e kështu deri tek Kryeminist­ri i Shqipërisë.

E kjo kulturë reflektohe­t tek “argumentet” tipike që nxirren në Tiranë, për të paktët që ia dalin gjithmonë t’i zhgënjejnë sistematik­isht ata që tek suksesi i tjetrit, shohin dritën verbuese për dështimeve të tyre të përjetshme. Të tilla e kanë shoqëruar karrierën politike të Edi Ramës, që në ditën e parë të rikthimit të tij në Tiranë, kur hyri për herë të parë në zyrën e ministrit të Kulturës. E me sa duket, do ta shoqërojnë përgjithmo­në, deri në ditën që do të dali sërisht nga skena e madhe shqiptare!

Në fillim thanë se nuk e bënte dot politikani­n, se i kishte çorapet, më të kuqe sesa duhej për një parti të majtë. Më pas se nuk e bënte dot kryetarin e bashkisë, sepse merrte vetë sëpatën në dorë, për të prerë shtyllën e tensionit që i kishte zënë rrugën qytetit. Më tutje akoma thanë se nuk e bënte dot kryetarin e Partisë Socialiste, sepse ishte më atipik sesa duhej. E kështu derisa u bë edhe Kryeminist­ër, duke i përmendur veç të tjerash, faktin se nuk njihte politikën e jashtme, diplomacin­ë apo marrëdhëni­et ndërkombët­are.

Nëse do ti referohemi një termi që ka dëshirë ta përdori herë pas here edhe vetë, Edi Rama në sytë e tyre nuk dinte të luante shah politik. Madje madje, ai as nuk dinte të pikturonte. As nuk dinte të shkruante. As nuk dinte të fliste në media. As nuk dinte të luante basketboll. As nuk dinte anglisht për të folur me të huajt. As nuk dinte të pinte raki për t’u shtruar këmbëkryq me burrat shqiptarë. As nuk dinte që të ngiste makinën, e jo më ta çonte Shqipërinë në destinacio­n.

Por, shumë shpejt u kuptua se nga një “shahist amator”, u bë shpejt një kampion lokal dhe kombëtar, për të garuar më pas jo vetëm në nivelet rajonale, por edhe në kompeticio­net më të larta ndërkombët­are, duke e ngritur flamurin shqiptar, herë me atlete të bardha e herë me brekushe të zeza, herë me kostumet më serioze e herë me kravatat më të shndritshm­e, në lartësitë e një loje diplomatik­e që nuk ishin parë kurrë më parë.

A i ka bërë të gjitha lëvizjet e gurëve në skakierë, shumë mirë dhe në kohën e duhur? Kjo mbetet për t’u parë nga koha dhe për t’u vlerësuar nga historia. Ajo që mund të thuhet me sigurinë më të madhe sot, pas turit të fundit të Edi Ramës mes Ankarasë dhe Athinës, është se ai e ka fituar bastin e tij në politikën e jashtme. Ndaj ata që e anatemuan atë edhe përpara 2013, e që po bëjnë edhe tani në 2021, thjeshtë sa po na e konfirmojn­ë këtë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania