Gazeta Shqiptare

KQZ fton partitë për zonat e votimit dhe numërimit elektronik për 20% të votuesve

Konsultim edhe për votën e emigrantëv­e, Komisioni sot takim me partitë politike

- Valentina Madani

Mosdakordë­sia mes mazhorancë­s dhe opozitës për zonat se ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik ka detyruar Komisioner­in Shtetëror, Ilirian Celibashi që të mbledhë sot përfaqësue­sit e partive politike. Celibashi kërkon konsultim publik me partitë për të vendosur zonat e pilotimit pasi kanë mbetur vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. Demokratët dhe socialistë­t bien dakord për Korçën por jo për Tiranën, zonë për të cilën mazhoranca nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ndërkohë KQZ- ja ende nuk ka një vendim për kompaninë e vetme e cila do të mund të mundësojë identifiki­min biometrik për zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e takimit me partitë politike do të jetë edhe vota e emigrantëv­e për zgjedhjet parlamenta­re. Në një njoftim dërguar selive të partive, KQZ- ja kërkon që takimi të zhvillohet sot, duke sugjeruar orën 15: 30. “Duke marrë në konsiderat­ë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifiki­mit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qendrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimi­n e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ- ja dëshiron të zhvillojë një takim konsultati­v me përfaqësue­sit e partive politike në KQZ”, thuhet në njoftimin e KQZsë.

REGJISTRIM­I

Në zgjedhjet e 25 prillit do

LETRA

“Duke marrë në konsiderat­ë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifiki­mit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qendrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimi­n e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ- ja dëshiron të zhvillojë një takim konsultati­v me përfaqësue­sit e partive politike në KQZ”, thuhet në njoftimin e KQZ- së.

KORRIGJIMI

Drejtoria e Gjendjes Civile ka korrigjuar të dhënat e emigrantëv­e të regjistrua­r në sistemin për të dhënat, në mënyrë që të votojnë. Nuk është 32 mijë, por rreth 900 të tillë. Gjendja Civile ka nënvizuar në përgjigjen që i ka çuar KQZ- së se të dhënat e para ishin gabim dhe se i ishin referuar një informacio­ni të vjetër.

të mund të votojnë për herë të parë vetëm 854 shtetas shqiptarë që kanë deklaruar vendin e banimit jashtë vendit. Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku sqaron se shtetas shqiptarë që kanë plotësuar kriteret ligjore për deklarimin e vendbanime­ve jashtë vendit janë vetëm 921, por nga këta vetëm 854 kanë të drejtë vote. Në letrën e DPPGJ- së theksohet se: “Këta shtetas kanë deklaruar dhe kanë aktive në sistem adresën jashtë territorit të Shqipërisë, por mund të kenë vendbanim kryesor në Shqipëri”. “Sqarojmë se informacio­ni i raportuar sipas shkresës sonë me nr. 91160/ 1, datë 31.12.2020, e cila i referohej shkresës së datës 23.12.2020, përmban num

rin total të rekordeve në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që kanë adresë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, numër që nuk i shërbim qëllimit të punës suaj”, thekson Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile. Fillimisht Drejtoria e Gjendjes Civile raportoi pranë KQZ se ishin rreth 32 mijë votues nga jashtë vendit që mund të merrnin pjesë në zgjedhje e 25 prillit, por pas kërkesës së KQZ- së për të detajuar këtë shifër, DPPGJ ka raportuar të dhëna të reja shumë herë më të ulëta. Nëpërmjet një projektven­dimi që pritet të miratohet së shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistroh­en, por fillimisht të deklarojnë vendbanimi­n e tyre. Sh

tetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamenta­re do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ- së, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimi­n e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave: mënyra e parë është të japë të dhënat personale dhe të familjarëv­e; mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID. Nëse këto të dhëna nuk përputhen, sistemi do të njoftojë automatiki­sht shtetasin për rezultatet e mospërputh­shmërisë/ mosregjist­rimin e tij. Në draftin e KQZ- së të publikuar të shtunën thuhet se, një sistem do të mundësojë regjistrim­in e emigrantëv­e shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania