Gazeta Shqiptare

Pilotimi, PS nuk tërhiqet nga Tirana, Balla: Alibi e PD për të vonuar procesin

-

Tirana mund të kthehet në një “mollë sherri” mes PSsë dhe PD- së për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Demokratët dhe socialistë­t nuk kanë arritur ende të gjejnë dakordësin­ë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik për 20% të zgjedhësve në rang vendi. Selia rozë kërkon Korçën dhe Tiranën, ndërsa kundërshta­rët politikë Korçën dhe Fierin. Mazhoranca ngulmon për kryeqyteti­n, ndërsa opozita e sheh si të pamundur për shkak të numrit të lartë të votuesve. “Në Tiranë ka një përqindje shumë të lartë të popullsisë që e kupton shumë shpejt këtë proces. Në asnjë vend tjetër në botë nuk do të përjashtoh­ej kryeqyteti nga pilotimi i një procesi. Këto janë thjesht dhe alibi të PD- së, siç gjithmonë ka bërë, për të vonuar proceset zgjedhore”, - theksoi z. Balla për “Ora News”. Vota e emigrantëv­e është çështja tjetër e nxehtë që ka KQZ- ja, por edhe në këtë pikë politika nuk ka konsensusi­n, dhe faji gjendet te mungesa e një regjistri të shqiptarëv­e që jetojnë jashtë. “Nga ky moment, nuk janë më partitë që vendosin për këtë çështje, është KQZ- ja. Dëshira jonë e madhe është gjithmonë që kjo të ndodhë”, - u shpreh kreu i deputetëve të PS- së. Socialistë­t janë të bindur që në garën për mandatin e tretë do të arrijnë të fitojnë më shumë mandate se në 2017- ën. “Ne do të respektojm­ë të gjitha afatet që duhen për të prezantuar në kohë 12 ekipet tona në të gjitha qarqet ku ne konkurrojm­ë për të konfirmuar 74+ deputetë të PS- së në Kuvendin e ardhshëm”, - deklaroi Balla. Në ekipin e Edi Ramës për 25 prill do të ketë edhe 20 të rinj, të cilët pasi të kalojnë “provimin” e ekspertëve vendas dhe të huaj, do të jenë gati për t’u përfshirë në fushatën elektorale të PS- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania